Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Kurbinit, e planifikuar të zhvillohej një ditë më parë ka dështuar. Shkak u bë mos arritja e korumit për si pasojë e mungesës se keshilltarëve të mazhorancës.
Përfaqësuesit e opozitës e konsiderojnë këtë mënyrë funksionimi të papranueshme, pasi në rendin e ditës ishte parashikuar edhe miratimi i ndihmës ekonomike, çka sipas opozitës e bën situatën edhe më shqetësuese.
“Arsyeja ishte mos plotësimi i kurimit, nuk erdhën mjaftueshëm anëtarët e këshillit. Ne të djathtët u detyruam të dilnim jashtë”, tha Sefedin Lika këshilltar i opozitës.
“Kjo ndodh çdo herë. Nga qeveria te bashkia janë armiqtë më të mëdhenj të popullit”, tha Albert Ndoci, këshilltar i opozitës.
Opozita paralajmëron se do të vijojë të braktisë mbledhjet nëse kjo situatë vazhdon, teksa mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak të Kurbinit është planifikuar më 3 shkurt.
Komente











Kuorum(
Përgjigju