Kjo është gjendja e rrugës që lidh fshatrat Shullaz dhe Dilbnish me aksin nacional Milot-Laç.
Rruga rurale me gjatësi 5 km ku gjenden dhe varrezat e qytetit të Laçit ka degraduar plotësisht dhe lëvizja për automjetet është e vështirë.
Kjo situatë vijon prej shumë vitesh por Bashkia nuk e ka asfaltuar, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të banorëve.

Burime zyrtare nga Bashkia Kurbin thanë për Report Tv se rruga e fshatrave Shullaz dhe Dilbnish do të rikonstruktohet brenda vitit 2024.
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento
Komente

