Kurbin/ Dhunuan pronarin dhe i grabitën 150 mijë lekë në banesë, arrestohet një nga autorët, dy në kërkim (EMRAT)

Një person ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e 12 janar 2022 kur ishte në shtëpinë e tij.  3 grabitës me maska kanë shkuar në banesën e A.L. duke e dhunuar atë dhe më pas i kanë vjedhur një shumë prej 150 mijë lekësh. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinjollë të Kurbinit, ku ka qenë vetë pronari i dhunuar që ka denoncuar  në polici.

Pas hetimeve efektivët arritën të identifikonin autorët Egli Durma, 21 vjeç, Islam Kabili , 30 vjeç dhe Gilmando Bami, 22 vjeç, të tre banues në Krujë. Në pranga ka rënë Egli Durma, ndërsa dy autorët e tjerë janë shpallur në kërkim. 

Tre grabitësit gjatë mesnatës së 12 janarit, të maskuar me uniforma kamuflazhi, përmes dhunës kanë mundur të marrin shumën prej 150 mijë lekësh.Pas arrestimit të Egli Durmës, gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar disa veshje të cilat dyshohen të jenë përdorur nga ky shtetas gjatë kryerjes së veprës penale.

Nuk dihen ende detaje të tjera nga ngjarja, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë  dhe dokumentimin nëse autorët kanë kryer edhe vjedhje të tjera. Grabitësit do të përballen me veprën penale "Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim".  

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla