KURBIN - Një 51-vjecar u arrestua në flagrancë nga Policia e Kurbinit pasi goditi me grushte Inspektorin e Inspektoratit të Shëndetit Publik në Kurbin.

Llesh Buraku banues në Laç u arrestua rreth orës 10:30 të së hënës pasi kishte rrahur me shkelma dhe grushte shtetasin me inicalet F.L 54 vjec banues në Shullaz, me detyre inspektor i Shëndetit Publik. 

Ngjarja ka ndodhur pasi inspektorët e ISHP bënë një kontroll në lokalin e 21-vjecarit Buraku, mbi të cilin rëndon akuza e “goditjes për shkak të detyrës”.

Prokuroria e Kurbinit ka marrë të gjitha materialet dhe provat dhe po vijon hetimet e mëtejshme për këtë ngjarje.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)