Shpërthim i fuqishëm në Laç/ I vihet tritol banesës së Skënder Likës, djali i tij në 2021 vrau biznesmenin Rakip Roli! Dëmtohen edhe banesat përreth (VIDEO)

LEZHË- Një shpërthim i fuqishëm me tritol tronditi orët e para të mëngjesit të së premtes zonën e Kurbinit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 3 e 30 minuta në fshatin Sanxhak dhe objekt i sulmit ishte banesa e Skënder Likës. Persona ende të paidentifikuar vendosën një sasi lënde plasëse në banesën e Skënder Likës, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por dëme të shumta materiale.

Siç shihet nga pamjet, të gjitha xhamat e vilës tre katëshe u thyen ndërsa dëmtime të mëdha pësoi e gjithë godina. Po ashtu nga shpërthimi I fuqishëm u dëmtuan edhe banesa e biznese në zonë si dhe u krijua frike dhe panik tek banoret.

Në momentin e ngjarjes, Skënder Lika mësohet se ndodhej në shtëpi së bashku me bashkëshorten e tij. Ndërkohë policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe mblodhi provat e para me qellim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ende nuk dihet sasia dhe lloji i lëndës plasëse, ndërsa në cilësinë provës materiale janë sekuestruar dhe po analizohen nga ana grupit hetimor si dhe po merren ne pyetje pjesëtarë të familje Lika.

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në zonën e Kurkinit. Kjo pasi Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit. Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:04
Shpërthimi me tritol në Laç, flasin fqinjët e Skënder Likës: Menduam se ishte tërmet! Na janë dëmtuar shtëpitë

 

Fqinjët e Skënder Likës, banesës së cilës i vendosën tritol mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Lezhës, e përshkruajnë shpërthimin si shumë të tmerrshëm. Ato e krahasojnë me një tërmet të fuqishëm, ndërsa dëmet në banesën e tyre janë shumë të mëdha.

‘Shpërthimi ka qenë shumë i frikshëm shumë i tmerrshëm. Ne ishim në gjumë, e kemi dëgjuar! Si tërmet i fuqishëm. Kur kam dalë jashtë kam menduar se ishte tërmet. Dëmi është kolosal. E kemi pasur ballë për ballë shtëpinë.’- tha një tjetër.

‘Nga ora 3 e gjysmë. Kur dola mendova se ishte ndonjë termet. Dolëm të gjithë! Pashë pastaj policinë, i kanë vendosur tritol kushëririt tim. Ja ka çarë murin atje. U frikësuam shumë. Kam dalë me vrap duke ikur nga frika. Çatia më ka dalë nga shtëpia. Kam biznesin çdo gjë na është thyer.’- u shpreh një nga fqinjët.

Ora 08:17
Sot i hodhën në erë shtëpinë, 2 vite më parë Skënder Likës iu la mesazh kërcënimi te dera e shtëpisë

1678433206_tritol.jpg

Banesa e Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit nuk është hera e parë që vendoset në shënjestër. Dy vite më parë, më 20 shkurt 2021, persona ende të paidentifikuar kishin vendosur në derën e banesës së Skënder Likës, 9 plumba. Ishte Lika që i pikasi plumbat, ndërsa fill pas kësaj bëri denonconin në polici. Ndërkohë që vëllait të Skënderit, Myslim Likës iu bë atentat pak ditë para ngjarjes.

Ora 08:10
Ballkoni i hedhur në erë me tritol, dalin pamje nga vila e Skënder Likës në Laç që u shpërthye me tritol

Report Tv ka siguruar pamjet nga shtëpia e Skënder Likës e cila u hodh në erë mëngjesin e sotëm me një sasi të madhe tritoli. Siç shihet nga pamjet ballkoni i shtëpisë është dëmtuar krejtësisht.

Ora 07:52
Shpërthimi i fuqishëm në Laç, Report Tv siguron video! Dëmtohen edhe banesat përreth shtëpisë së Skënder Likës

 

Shpërthimi i në banesën e Skënder likës në Sanaxhak të Kurbinit ka qenë aq i fuqishëm saqë ka shkatura dëme të kondierueshme materiale edhe në banesët për rreth. Report Tv ka siguruar pamjet nga banesa e një fqinj, e cila siç duket është ka dëmtime të mëdha brenda ndërsa shumë xhama janë thyer.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Shefqet Gjana, mësuesi kuksian që do të vriste Enver Hoxhën', një dëshmi e rrallë për torturat që bëheshin në hetuesitë speciale të komunizmit

'Shefqet Gjana, mësuesi kuksian që do të vriste Enver Hoxhën', një dëshmi e rrallë për torturat që bëheshin në hetuesitë speciale të komunizmit