Kurbin - Floris Çapani, 21 vjeç ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit pasi kërcënoi me armë zjarri kushëririn e tij 18-vjeçar.
I riu banues në fshatin Malbardhë u arrestua pas disa orësh në arrati.
Gjatë këtij operacioni uniformat blu sekuestruan pistoletën së bashku me një krehër me municion luftarak.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas informacionit të marrë se në fshatin Malbardhë, Kurbin, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin A. Ç., 18 vjeç, menjëherë organizuan punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Pas disa orësh kërkimesh intensive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Motivi”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit F. Ç., 21 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi F. Ç. ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, kushëririn e tij, shtetasin A. Ç, 18 vjeç.
Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, pistoletë, së bashku me një krehër me municion luftarak”,njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Komente








