Fermerët në Kurbin po përballen më vështirësi gjithnjë e më shumë, deri aty sa po mendojnë të shkëputen nga puna me tokën.
Në Fushë Kuqe një ndër zonat prodhuese të vendit tonë, sipërfaqja e tokës në prodhim sa vjen e po tkurret, pasi shpenzimet për punimin dhe mbjelljen janë bërë të papërballueshme.
Vetë fermerët ndër vështërsitë kryesore rendisin rritjen e çmimit të naftës, rritjen e kostove të imputeve bujqësore dhe mungesen e subvencioneve për shkak të kritereve që ata nuk i plotësojnë.
"Këtu është dyfishi çmimeve. Nafta është në stratosferë. Shteti nuk bën asgjë", thotë fermeri.
"Shumë vështirë është me këto çmime", shprehet një tjetër.
Puna me tokën deri tani ishte një nga burimet kryesore të jetesës për shumë familje në Kurbin, të cilat për shkak të kostove gjithnjë e në rritje, po bëjnë se kurbinasit të heqin dore nga ky sektor, duke menduar emigrimin edhe pse jetojne në një prej zonave me potencial të lartë bujqësor, siç është Fushë-Kuqja.






Komente
Komento