Kurbin, makina përplas për vdekje
këmbësorin, shoqërohet drejtuesi

KURBIN - Një person rreth 50-vjeç humbi jetën pasi u përplas nga një automjet në rrugën që lidh Laçin me superstraden Lezhë-Tiranë. Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00 të mbrëmjes së të premtes ndërsa viktima ende nuk është identifikuar.

Ai u përplas nga një automjet tip "JEPP" me targa AA 228 HV që drejtohej nga Admir Ruçi 24-vjeç nga Laçi. Viktima ka qenë duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin kur është përplasur nga automjeti.

Goditja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 50-vjeçarit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar menjëherë në polici i cili po merret në pyetje rreth ngjarjes.

Nga të dhënat e para është bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë errësira në rrugë si dhe pakujdesia e viktimës i cili i ka ndërprerë rrugën automjetit që drejtohej nga 24-vjeçari Ruçi.

Viktima e aksidentit është dërguar në morgun e spitalit Rajonal të Lezhës, ndërsa policia ka bërë të ditur se ende nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës pasi nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi me vete.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës