Sinjali i parë në Komisariatin e Policisë së Kurbinit ka ardhur nga shtetasi B.K banues në Tiranë. Ai rreth orës 02:20 ka lajmëruar se teksa udhëtonte me disa familjarë të tij, me automjetin Audi targë AA 332 LE është grabitur nga katër persona të maskuar. Autorët kanë grabitur 15.000 lekë të rinj, një orë dore dhe një telefon celular.
Autorët udhëtonin me një automjet tip Benz të cilin e kishin vjedhur vetëm pak minuta para grabitjes, në kryqëzimin e Gjormit drejtuesit A.SH, banues në Kamëz.
Sipas policisë autorët kanë vjedhur edhe në lagjen nr. 4 në Laç automjetin tip Benz 200 me targa ULDR121 në pronësi të GJ.M, banues në Laç. Këto tre mjete janë sekuestruar nga policia e Lezhës në cilësinë e provës dhe po punohet për identifikimin e autorëve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)