Tre të rinj kanë mbetur të plagosur gjatë natës pas një aksidenti rrugor të ndodhur në Gjorëm. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me të cilin ata udhëtonin ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit nga ana e shoferit. Si pasojë e përplasjes, tre pasagjerët kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore.

Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa po kryhen verifikimet për nivelin e alkoolit te mga drejtuesit të mjetit.