Kurbin, prangoset 15-vjeçari
u kap me armë zjarri në shkollë

Kurbin, prangoset 15-vjeçari<br />u kap me armë zjarri në shkollë
Mesditën e sotme Efektivët e Policisë së  Komisariatit te Policisë Kurbin kanë arrestuar një 15-vjeçar për armëmbajtje.
 
Mësohet se 15- vjeçari I.P në ambientet e shkollës së fshatit Gorre në Kurbin, u kap me një arme pistoletë tip TT me katër fishekë të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
 
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit “, gjithashtu burime nga policia e Kurbinit bëjnë me dije se po hetohet edhe se si arma ka përfunduar në duart e 15-vjeçarit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

DASH e shpalli ‘Non Grata’ Berishën, 65% e shqiptarëve e mendojnë të drejtë vendimin amerikan

DASH e shpalli ‘Non Grata’ Berishën, 65% e shqiptarëve e mendojnë të drejtë vendimin amerikan