Kurbin/ Policja përplas me makinë këmbësorin, 51-vjeçari vdes te Trauma! AMP arreston efektiven (EMRI)

Kurbin/ Policja përplas me makinë  këmbësorin, 51-vjeçari vdes te Trauma! AMP arreston efektiven (EMRI)

Foto ilustruese

Kurbin- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Milot, në autostradë, kur një efektive policie jashtë shërbimit, ka përplasur me makinën e saj një këmbësor 51-vjeçar, banues në Kurbin.

Megjithëse u dërgua në Spitalin e Traumës me urgjencë, i aksidentuari nuk i ka mbijetuar dot plagëve të rënda.

Kolegët pas ngjarjes shoqëruan në Komisariat efektiven Florinda Zvangu, teksa po vijojnë hetimet.

“Shtetasja F. Z., (Florinda Zvangu), 43 vjeçe, punonjëse policie, jashtë orarit të punës,  duke drejtuar automjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin, (këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar,  por ka humbur jetën në spital”, njoftoi policia vendore pas ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor dhe specialistët e AMP (rajoni Lezhë-Shkodër), sqaruan më tej se “kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes, kurse drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale "shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", e parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal”.

Materialet për ngjarjen i kaluan Prokurorisë lezhë, për veprime të mëtejshme, teksa po hetohen edhe shkaqet e aksidentit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ulërima dhe dhimbjet e Carvajal, kapiteni i Real Madrid mbyll sezonin! 'Galaktikët' i rinovojnë kontratën

VIDEO/ Ulërima dhe dhimbjet e Carvajal, kapiteni i Real Madrid mbyll sezonin! 'Galaktikët' i rinovojnë kontratën