Me mijëra të punësuar në vend nga viti i ardhshëm do të dorëzojnë deklaratën individuale të të ardhurave personale. Të gjithë qytetarët që gjatë këtij viti po paguhen me rrogë mujore mbi 100 mijë lekë, brenda 31 marsit të vitit të ardhshëm do të duhet që të dorëzojnë DIVA-n.
Ministria e Financave thotë se ulja e pragut që duhet të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave është masë pozitive që ndikon në zvogëlimin e evazionit, si dhe nxit deklarimin e pasurisë. Deri më tani deklaratën individuale të të ardhurave personale e kanë dorëzuar të gjithë ata individë që kishin të ardhura vjetore 2 milionë lekë, ose pagë mujore mbi 166 mijë lekë.
Por prej vitit 2023 me ndryshimin që pësoi ligji i tatimit mbi të ardhurat u vendos që do të zgjerohen fasha e qytetarëve që duhet të dorëzojnë këtë deklaratë. Dorëzimi i kësaj deklarate i shërben Administratës Tatimore për të bërë kontrolle për evazion fiskal si dhe për të hetuar pasurinë.
Deklaratat e DIVA-s të dorëzuara gjatë këtij viti, që janë për të ardhurat e 2023-shit, do analizohen deri në fund të dhjetorit të këtij viti, e do të shërbejnë si bazë për të ballafaquar të ardhurat e deklaruara me pasurinë që disponon individi. Kjo strategji e ballafaqimit të pasurisë me të ardhurat e deklaruara do të përfshijë të gjithë individët që dorëzojnë deklaratën individuale të të ardhurave thuhet në planin e veprimit të Ministrisë së Financave 2024-2027.
Aktualisht në vend janë mbi 130 mijë të punësuar që kanë paga mbi 95 mijë lekë në muaj, por ende nuk është konkluduar me numrin final se sa qytetarë do të dorëzojnë DIVA-n në vitin e ardhshëm.
Mbi 73 mijë persona kishin detyrimin të dorëzonin DIVA-n këtë vit, nga të cilët mbi 24 mijë qytetarë kishin mbi 2 milionë lekë të ardhura në vit, dhe 49 mijë të tjerë ishin të dypunësuar. Kush nuk e dorëzon deklaratën gjobitet me 3 mijë lekë, të cilës i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa.
S.G/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
45.6%
-
Trump
52%
-
S'kam mendim
2.4%
Vota total: 4123
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndryshime në ligjin e ‘Pastrimit të parave’, përveç politikanëve e gjyqtarëve, qeveria përcakon se kush janë edhe familjarët e tyre që do deklarojnë pasuritë
23 Shtator 2021, 18:40
-
Sqarim: Erinda Ballanca nuk i ka shlyer ende blerjen e dy pasurive me vlerë 601 mijë euro
19 Qershor 2021, 19:05
-
Pasuritë 2020 / Avokatja e Popullit Ballanca shlyen 2 shtëpitë 600 mijë €! Guvernatori Sejko 136 mijë USD paga, rezidencë 281 mijë €! Kreu i AMF 8 burime të ardhurash
18 Qershor 2021, 16:57
-
Ekskluzive/ Ndryshimet në pasuri për 2020, Meta edhe 50 mijë euro nga pallati, Rama 1.8 mln lekë nga pikturat, Gregori vijon me qira, familja e Ruçit 240 mijë USD të ardhura
16 Qershor 2021, 14:10
-
BKH 'peng' i përgjigjeve nga ILDKPI e DSIK, SPAK pret të dhënat për 37 'agjentë'
1 Shkurt 2021, 14:43
-
Gara për BKH-në/ Familjarët e 39 kandidatëve duhet të deklarojnë pasuritë! Lista përfundimtare e agjentëve pritet në fillim të shkurtit
12 Janar 2021, 12:36
-
Të dënuar për prodhim dhe trafik narkotikësh, OFL u dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 2 shkodranëve
11 Dhjetor 2020, 14:33
-
Nga vjedhja me armë, grup të strukturuar kriminal dhe trafik droge, OFL u dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 6 të dënuarve
4 Dhjetor 2020, 12:57
-
Gara për hetues të BKH-së, përfundon procesi i deklarimit të pasurisë, 35 kandidatë dorëzojnë formularët
30 Nëntor 2020, 11:01
-
Probleme me pasurinë dhe aftësinë profesionale, KPA shkarkon ish-kreun e Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci
24 Nëntor 2020, 19:11
-
Të dënuar në Francë e Itali për trafik droge, ja 3 dibranët që duhet të deklarojnë pasurinë
16 Nëntor 2020, 12:31
-
Të dënuar për drogë dhe vjedhje, OFL u kërkon formularin e pasurisë 4 personave në Tiranë, njëri pjesë e dosjes Xibraka
3 Shtator 2020, 11:54
Po e-albabia,per cfare esht? Apo t bejme lekr me gjoba per ata qe e harrojne ose nuk dine si behet
Përgjigjudo ishte mire qe ne DIVA me 1000 eur page te perfshihen edhe kategorite e vetpunesimit profesione dhe artizanat te dypunesuar qe te mos paguajne dy here tatim ne burim dhe divident edhe pas vitit 2029 per te cilet nuk ka kuptim te ploetsojne deklarate bilanci
Cdo individ duhet te kete nr fiskal dhe cdo individ duhet te beje deklarate pavaresisht nga te ardhurat.
PërgjigjuNumri fiskal eshte Numri personal (nga te dhenat qe dolen online ) problem dhe injorance eshte qe paga 1000$ qe ka nje dhaskal quhet pagë “bosash” , vend injorant ! Me inflacionin eshte 20,000€ vit duhet te ishte rrit si kufi ne 30,000€ ne vit por Shqipëri ska ekspert ka vetem nëperka intelektual
1000€ ne muaj ku nje meter 2 ka vajt 2000$? Keto kontrolle duhet per paga mbi 2500$ muaj o idiot , kur keni page mesatare 900€ si mund te jete 1000€ kufi ligjor? A jane femije keto qe bejne ligjet apo ne at vend ska ekspert? Jet kot andej fiks vend baxhellë
Përgjigjure gjithe ata qe deklarojn pagen 100.000 e paguajn tatimin paraprakisht keshtu qe ska vlere deklarara e kerkuar eshte pa vlere se ska cte te tatoje me se te taton paraprakisht ????????