KURBIN- Një 33-vjeçar është arrestuar pas 4 muajsh në arrati për një ngjarje kriminale në Kurbin. Më 31 korrik ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokali në Kurbin, pas sherrit me pronarin Fatjon Stakaj.
Gentjan Markaj u largua nga vendi i ngjarjes dhe vihet sot në pranga. Ndaj tij është caktuar masa arrest me burg për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kurbin, operacioni policor i koduar “Escape”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri shoqërore, që ishte shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit u kap në Fushë Kuqe dhe u vu në pranga shtetasi Gentjan Markaj, 33 vjeç, i cili dyshohet se më datë 31.07.2024, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit Fatjon Stakaj, për motive të dobëta.
Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar shtetasit Gentjan Markaj, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njofton policia”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.