KURBIN - Një furgon është marrë nga rrjedha e lumit në Kurbin por pa të lënduar.

Rrjedha e lumit në Kurbin ka marrë përpara furgonin me pasagjerë në afërsi të fshatit Skuraj. Furgoni udhëtonte nga fshati Vinjolla drejt Milotit dhe ndërkohë që tentonte të kalonte lumin e ka marrë rrjedha.

Ngjarja ka ndodhur pranë urës së shembur afro 2 muaj më parë ku gjeti vdekjen një i ri 20-vjeçar i cili udhëtonte me motorr me shokun tij. Furgoni ishte plot me pasagjerë ndër të cilët edhe nxënës shkolle që shkonin në shkollën e fshatit Skuraj.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm është shtuar rrjedha e lumit duke marrë kështu përpara edhe furgonin me pasagjerë. Në mungesë të urës mjetet që prej më shumë se dy muajsh ishin të detyruar të kalonin përmes lumit, gjë kjo tepër e rrezikshme pasi ky lumë malor ka prurje të menjëhershme aq sa për disa minuta niveli i tij mund të rritet deri në disa metra.

Që nga koha që u shemb ura banorët e fshatit i kanë kërkuar vazhdimisht komunës së Milotit dhe deputetit të zonës ndërtimin e urës por përveç premtimeve asgjë konkrete nuk është bërë, e për pasojë rreziku që i kanoset kanoset banorëve është i përditshëm.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)