KURBIN- Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur në Shëmri, rreth orës 22:00, ku lënda eksplozive është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit me iniciale S.Xh. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por raportohet vetëm për dëme materiale.
 
Ndërkaq, në vendin e ngjarjen kanë mbërritur uniformat blu dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)