Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur ditën e sotme në Fushë Milot të Kurbinit.

Sipas policisë eksplozivi është vendosur në një makinë Audi në pronësi të një 62 vjeçari me inicialet N.K, i dënuar më parë për vrasje.  

Nga shpërthimi ka pësuar dëmtime vetëm automjeti në pjesën e përparme të tij, pa të lënduar në njerëz.

Grupi Hetimorë po punon për sqarimin e plotë të fakteve dhe rrethanave si dhe për dokumentimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje kriminale
Vepra penale “Shkatërrim prone me eksploziv”parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.

Njoftimi i plotë i policisë

Më më datë 18.07.2017, në Fushë Milot , Kurbin, në automjetin Audi në pronësi të shtetasit N.K. 62 vjeç, ( i dënuar më parë për vrasje), kanë vendosur lëndë eksplozive nga shpërthimi i së cilës ka pësuar dëmtime vetëm automjeti në pjesën e përparme të tij. Nuk ka të lënduar në njerëz.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe Njësinë Antieksploziv , po punojnë për sqarimin e plotë të fakteve dhe rrethanave si dhe për dokumentimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje kriminale Vepra penale “Shkatërrim prone me eksploziv”parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com