Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Gallatë të Kurbinit, ndërsa policia ka identifikuar autorin e ngjarjes. Krimi i rëndë është shënuar rreth orës 15:00 në qendër të fshatit, ndërsa viktime ka mbetur Mark Ndreca. Nga hetimet e para është bërë e ditur se ai është qëlluar me pistoletë nga 69-vjeçari Tom Lala nga fshati Malbardhë i Kurbinit.
Pasi kanë debatuar në qendër të fshatit autori ka marrë armën në automjetin e tij, duke qëlluar dy herë në drejtim të 50-vjeçarit. Ai nuk mundi t'u mbijetojë plagëve të marra në kokë dhe gjoks, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Pasi ka kryer krimin autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa dyshohet të jetë fshehur në pyll. Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë në lidhje me ngjarjen, por distanca e largët e fshatit me qendrën e qytetit dhe terreni i thyer malor ka bërë që uniformat blu të mbërrijnë me vonesë, duke i dhënë mundësi autorit për t'u larguar.
Prona do shpronësohej
Nga hetimet e para është bërë e ditur se konflikti midis autorit dhe viktimës ka ndodhur për çështje pronësie. Rruga drejt Hidrocentralit që është ndërtuar në Vinjoll të Kurbinit është bërë shkak për konfliktin e vazhdueshëm mes autorit dhe viktimës. Ky segment rrugor përshkonte një sipërfaqe toke që pretendohej nga viktima, por që nuk ishte marrë në konsiderate nga autori i vrasjes me arsyetimin se kjo pronë nuk i përkiste atij.
Rruga do dëmshpërblehej nga kompania private dhe se marrja e shumë financiare ishte bërë dhe shkak i konfliktit. Konflikti i nisur prej kohësh ka për protagonist viktimën dhe djalin e autorit të vrasjes, por së fundmi kishte përfshirë edhe vetë 69-vjeçarin. Sipas familjarëve të viktimës, këtij të fundit i është bërë presion që të hiqte dorë nga kërkesa për pronësinë e tokes madje duke shtuar se edhe ishte kërcenuar me jetë. Për këto arsye, viktima kishte bërë edhe një denoncim në polici vetëm pak ditë më parë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy gëzhoja pistolete, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e Spitalit të Laçit ku do t'i nënshtrohet mjekësisë ligjore.
Denoncimi i viktimës
Viktima e kishte denoncuar autorin e vrasjes pak ditë më pare. Për këto arsye, viktima kishte bërë edhe një denoncim në polici vetëm pak ditë më parë, por çështja nuk kishte marrë seriozitetin e duhur nga vetë uniformat blu të cilët nuk kanë ndërhyrë në kohë për të shmangur krimin. Edhe gjatë ditës së shtunë fillimisht autori dhe viktima janë ngrindur me njëri-tjetrin, konflikt që më pas ka përfundur me përdorimin e armës së zjarrit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy gëzhoja pistolete, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e Spitalit të Laçit ku do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore.
Në pyetje familjarët
Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar në komisariat pjestarë të dy familjeve të cilët ishin përfshirë në konflikt.Ata janë marrë në pyetje rreth ngjarjes, për të mësuar më tepër detaje rreth krimit. Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë në kërkim të autorit të krimit, por terreni i vështirë malor ka veshtirësuar punën e tyre, duke mos mundur që të bien në gjurmët e 69-vjeçarit Lala.

(Zona ku ndodhi vrasja në fshatin Gallatë të Kurbinit)
/Shqiptarja.com

VIDEO