TIRANE- 25- vjeçarja S.Neço që mendohet se është mjekuar gabimisht për kancer nga mjekët e Onkologjikut në QSUT, Tiranë, i është drejtuar me një kërkesë-padi të dytë gjykatës së Tiranës, duke kërkuar 500 mijë euro dëmshpërblim. Shumën prej gjysmë milioni eurosh e dëmtuara Neço ia kërkon QSUT-së dhe mjekëve që dyshohet se i kanë bërë mjekimin e gabuar, që i ka shkaktuar asaj dëme shëndetësore të pariparueshme. Në muajin Maj të vitit të kaluar, S.Neço, ka depozituar në gjykatën e Tiranës padinë civile, por kjo padi është pushuar për shkak të mos paraqitjes në seancën e parë të 25-vjeçares.
Tashmë padia e Neços është depozituar në Gjykatën e Tiranës më 26 dhjetor dhe mban numrin 7072. Në rolin e paditëses aty është S. Neço, ndërsa si palë e paditur është Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si edhe mjekët Dh. Tarifa dhe Xh. Harasani. Objekti i padisë është: “Shpërblimin e dëmit të shëndetit në shumën 500 000 euro”, e cila pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Asim Vokshi. Historia e S.Neços zë fill në qershor të vitit 2009, ku ajo është shtruar në Spitalin Infektiv pranë QSUT-së “Nënë Tereza”, ku ka qëndruar rreth 9 ditë me temperaturë. Më pas është transferuar në Spitalin Onkologjik të QSUT-së për biopsi eksplorative, që nënkupton ndërhyrje kirurgjikale dhe ekzaminimin e materialit të nxjerrë pas operacionit.
Disa ditë më pas ajo i është nënshtruar operacionit dhe mostrat janë dërguar për biopsi. Analizat e bëra me këto materiale tregonin, sipas QSUT, për një tumor të pashërueshëm. Kështu vazhdoi mjekimi spitalor për rreth pesë muaj, mjekim që përfshinte kimioterapi dhe rrezatim radioaktiv në trupin e pacientes, pra në trupin e kallezueses.Për shkak të disa komplikacioneve, ajo ka ribërë biopsinë, por kësaj here në një klinikë private. Nga rezultatet e analizave private të kryera te të tretë ka rezultuar se kallëzuesja nuk ka pasur tumor, por thjesht një infeksion.
Shkrimi u publikua sot (15.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com