Sipas vendimit të qeverisë, qeveria do të japi një shumë prej dy milionë e 500 mijë lek, shifër kjo e cila do të mbulohet nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Shkrimtari Moikom Zeqo vuan nga një sëmundje e pashërueshme por që mund të mbahet nën kontroll nëpërmjet medikamenteve të nevojshme.
Vendimi i qeverisë:
VENDIM
Nr. 19, datë 12.1.2018
PËR MBULIMIN E PJESSHËM
TË SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT
TË Z. MOIKOM ZEQO
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me
propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Moikom Zeqo, në masën 2 500 000 (dy
milionë e pesëqind mijë) lekë.
2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave të përkatëse të mjekimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm
të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com











