Kurioziteti popullor për vitin elektoral 2025

Kurioziteti popullor për vitin elektoral 2025

Edi Rama

Duke parë ngjarjet e fundit në skenën politike, dhe duke menduar se “Edi Rama kurrë nuk humbet kohë me cinglaminga”, kurioziteti i madh popullor dhe jo vetëm, është si do të jetë viti elektoral  2025. Si do të jenë ballancat politike, a do të ketë ndryshime, arrnime, largime dhe afrime partish.Kjo në fakt ka rritur  interesimin e shqiptarëve (edhe pse në kohë krize ekonomike) pasi shohin se si Partia Socialiste rritet, forcohet, rinovohet, dhe shton bilancet e saj pozitive edhe në kohë krizash, dhe Partia Demokratike, ka mbetur ajo që ishte edhe në 2013 apo 2017.

Edi  Rama ka vendosur të  ecë me ritmin e kohës, kurse Sali Berisha me kujtimet dhe imazhet e 8 viteve më parë. “Të ribashkojmë partinë, të rrëzojmë qeverinë dhe Ramën”, u thotë Berisha të vetëve, madje me idenë  fikse se “vetëm unë e largoj Edin nga pushteti” ai ka mundur që edhe pas kaq e kaq humbejeve elektorale, të mbajë në duart e tij postin dhe shumicën e anëtarësisë. Por në fakt, duhet menduar çfarë po ndodh me atë parti, që njëherë ikën dhe 10 herë i kthehet ish-kryetari, njëherë ndahen dhe kacafyten dhe pastaj ftojnë njëri-tjetrin për bisedime, disa  dikur i bënin elozhe dhe “fresk” Bashës, dhe sot i rikthehen mendimit se “Saliu mbetet i pamposhtur në PD”, dihet  qysh tani, si do të katandiset ajo në 2025. Dhe përpos kësaj situate gallatash me politikë, ku asnjë nuk mendon dhe asnjë nuk shprehet sipas kokës tij në “kampin blu”, Edi Rama ka zgjedhur të mbajë Kongresin e Partisë Socialiste.

Telenovelat e Doktorit dhe pasuesit të tij, historitë me “zhurmues” se “vetëm Berisha e rrëzon qeverinë, vetëm Berisha na risjell në pushtet”, janë kthyer në gazmore kafenesh tashmë. Edi Rama dhe qeveria e tij, rrëzohen kur ti vijë koha, dhe me votën e lirë të shqiptarëve, Doktor. Mos i ngop me “lugën e zbrazët” ata fakirë që të mbushën stadiumin dhe të besojnë akoma, sikur të ishe “Zeusi”.Kolegët dhe bashkëmoshatarët e tu, sot janë në pension Doktor, nderohen dhe vlerësohen nga kontributet e tyre në fusha të ndryshme. Ti je i vetmi Doktor, që nuk të ndahet “shpirti” nga selia e partisë, që nuk tërhiqesh pa u bërë edhe njëherë “kryetar”, por së fundi ëndërron të bëhesh edhe kryeministër…

Boll u talle me Partinë Demokratike Doktor, boll u baltose partinë e dhjetoristëve, idealistëve, boll se nuk arrin të rrëzosh qeverinë dhe Edi Ramën me retorikën e 1996 apo 2005. Nuk ke përballë Fatos Nanon,  Doktor, por “malin” që u përball me 3 kriza të forta, të cilat do të ishin fatale për shqiptarët, në rast se në pushtet do të ishte Partia Demokratike.Por le të kthehemi paksa tek ajo që shton kurozitetin e shumicës së shqiptarëve, tek viti elektoral 2025, kur Edi Rama përfundon mandatin e tretë, dhe starton për mandatin e katër. Për çdo parti politike, të pretendosh për mandat të katër qeverisës, është luks i madh.

Duhet të kesh arritur “majat”, që të dalësh  me kurajo  para  popullit, dhe të kërkosh vazhdimin e qeverisjes tënde. Edi Rama, do ta bëjë patjetër këtë gjë. Ashtu siç bëri  reformën në drejtësi, siç bëri betejën me  fuqinë e mbinatyrshme, tërmetin shkatërrimtar, ashtu siç bëri “luftën” me  COVID-19, ashtu  siç po  menaxhon krizën ekonomike me efekte botërore, padyshim do të  dalë faqebardhë edhe  në përfundimin e mandatit të tretë qeverisës. Shqipëria nuk ka  luksin të humbë  kohën me  dështakët, me “xhaketat e vjetra” apo edhe me “mbretërit” e partive të rrënuara, të cilët kanë mbledhur rreth vehtes  ortakët e bizneseve  dhe personazhet e urryer të qeverisjeve të kaluara.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim