KRUJË - Policia e Krujës çon për ndjekje penale tre shtetas për veprën penale të ndotjes së ambjentit.

Shkak për këtë janë bërë shfrytëzimi prej tyre në mënyrë të paligjshme i gropave të gëlqeres në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

Personat ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal janë: Artan Babasi, 34 vjeç, Hekuran Buci, 30 vjeç dhe Gjok Muça, 61 vjeç, të tre banues në Fushë-Krujë.
 
Materialet gjyqësore i janë dërguar Prokurorisë së Krujës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)