Kurorëzimi i Mbretit Charles III, ja kush do të paguaj për shifrat marramendëse që fshihen pas ceremonisë luksoze

Vetëm pak orë na ndajnë nga ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III, i cili është pasues i fronit mbretëror të Anglisë. Ceremonia madhështore është komentuar shumë deri më tani për luksin dhe shpenzimet e pafundme.

Prej muajsh ka nisur puna për ceremoninë madhështore të kurorëzimit të mbretit Charles III, që do të mbahet më 6 maj në Westminster. Edhe pse Mbreti Charles ka deklaruar se dëshiron të thjeshtojë kurorëzimin sa më shumë që të jetë e mundur, për të reduktuar shpenzimet mbretërore,  shifrat janë marramendëse.

Në momentin që mbretëresha vdiq, froni i kaloi menjëherë dhe pa ceremoni trashëgimtarit, Charles, ish Princit të Uellsit. Por për t’u kurorëzuar Mbret, ka një sërë hapash praktik dhe tradicional -nëpër të cilat ai duhet të kalojë.

Mirëpo këto tradita shoqërohen me shuma marramendëse të cilat paguhen nga Mbretëria e Bashkuar për këtë ditë të shënuar të historisë së saj.

Por për shkak të krizës ekonomike që Anglia po kalon, mbreti Charles e ka mbledhur pak dorën sa i takon shpenzimeve për ceremoninë e kurorëzimit.

Në vend janë marrë tashmë masat për organizimin e ceremonisë dhe për një festë tre-ditore në të cilët do të ketë festime në rrugë dhe një procesion madhështor publik.

Por ka një pyetje që duket se është në mendjen e shumë njerëzve: sa do të kushtojë kjo dhe kush po paguan për të?

Përgjigjja e shkurtër por tronditëse është përafërsisht 113 milionë euro (ose 100 milionë funte).Por shumica e ekspertëve besojnë se kurorëzimi do të kushtojë rreth 57 milionë – 113 milionë euro (50 milionë deri në 100 milionë funte). Ndryshe nga dasmat, të cilat paguhen nga Familja Mbretërore, kurorëzimi është një funksion shtetëror, kështu që taksapaguesit kryesisht do të paguajnë faturën për këtë ngjarje.

Pjesa më e madhe e shpenzimeve të familjes mbretërore mbulohen nga një pagesë vjetore e taksapaguesve, që ,erret si një përqindje e fitimeve të të ardhurave të një koleksion tokash dhe pronash, në pronësi të monarkut gjatë mbretërimit të tyre, por të kontrolluara në mënyrë të pavarur nga një bord. Ndërkohë, kujtojmë se kurorëzimi i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth kushtoi 1.5 milion funte në vitin 1953. Kjo është ekuivalenti i 56 milionë eurove në paratë e sotme.

Çmimi i dyfishuar për kurorëzimin e Charles është kryesisht për shkak të sigurisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për rreziqet e mundshme të sulmeve terroriste, diçka që nuk do të kishte qenë një çështje kaq e madhe në vitet 1950.

Por për këto shifra ka shumë mendime të dyzuara, pasi një pjesë mendojnë se luksi i tepërt në këtë ceremoni është në dëm të ekonomisë, e cila kohët e fundit vuan një krizë të kostos së jetesës me çmimet në rritje të ushqimit dhe energjisë, si dhe një valë veprimesh industriale.

Ndaj njerëzit në mediat sociale kanë qenë kritikë ndaj Familjes Mbretërore për organizimin e një ngjarje kaq luksoze.

Mbreti Charles III ka thënë se është i ndjeshëm ndaj këtyre opinioneve dhe ka vendosur të pakësoje shpenzimet e festimeve. Kështu ceremonia do të jetë më e shkurtër se ajo e nënës së tij do të zgjasë 90 minuta deri në 2 orë në vend të 3 orësh si ajo e Mbretëreshës Elizabeth II.

Charles po fton gjithashtu më pak njerëz: afërsisht 2,200 personalitete dhe udhëheqës të huaj do të jenë të pranishëm në krahasim me më shumë se 8,200 të ftuar që morën pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretëreshës Elizabeth në vitin 1953.

Mbreti do të zgjedhë gjithashtu një uniformë ushtarake në vend të një veshjeje kurorëzimi të bërë me porosi dhe shumë të shtrenjtë. Por për disa “mbretërorë”, ia vlen të shpenzohen këto para. Ata argumentojnë se të drejtat televizive në mbarë botën për ceremoninë do të mbulojnë kostot dhe turistët që do të udhëtojnë për kurorëzimin do të ndihmojnë ekonominë e vendit.

Mbreti Charles III

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë