TIRANE- Kurset e formimit profesional për punëkërkuesit e papunë, të regjistruar në zyrat e punësimit dhe personat nga grupet nё nevojё  janë tashmë falas. Ndёrkohё, deri mё tani janё aplikuar tarifa tё favorizuara pёr punёkёrkuesit e papunё tё rregjistruar pranё zyrave pёrkatёse tё punesimit dhe tarifa falas pёr grupet nё nevojё. Dy kanё qёnё argumentat, prej tё cilave janë  aplikuar tarifa tё favorizuara deri mё tani: I pari, kishte tё bёnte me aspektin financiar. Kjo lidhej me buxhetin e pakёt tё vёnё nё dispozicion tё formimit profesional nga ana e buxhetit tё shtetit.

Nёpёrmjet tarifave krijohej njё alternativё mё shumё pёr tё pёrballuar shpenzimet e domosdoshme nё formim profesional. Dhe sё dyti, aplikimi i njё tarife (tё favorizuar), e bёnte mё tё interesuar personin nё ndjekje tё kursit, dhe  nuk kishim fenomenin e braktisjes nga ana e pjesmarrёsve. Urdhëri i ri për heqjen e këtyre tarifave për personat e regjistruar në zyrat e punsimit, i firmosur nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj ka hyrë tashmë në fuqi.  Këto pagesa janë përdorur ndër vite për mbajtjen në këmbë të këtyre qendrave të formimit profesional publik për shkak të buxhetit të ulët të miratuar për këto qendra. Kjo risi do të rrisë kërkesat e qytetarëve për këto kurse të cilat mund t’ju hapin atyre  dyert e punëdhënësve si dhe duke u regjistruar si punëkërkues në  zyrat e punës do të bëhet e mundur një evidentim më i saktë i numrit të personave të papunë në vend.

 Kjo do tё ketё njё ulje nё tё ardhurat qё qendrat sigurojnё aktualisht nga aplikimi i tarifave tё favorizuara pёr punёkёrkuesit e papunё tё rregjistruar pranё zyrave pёrkatёse tё punёsimit qё ndjekin kurse tё profesioneve. Konkretisht kjo shumё llogaritet nё rreth 10 milion lekё, ku pjesёn mё tё madhe e zёnё tё ardhurat e siguruara nga ofrimi i kursit tё parukerisё (rreth 50 % e shumёs sё mёsipёrme). Ky kurs nё tregun privat ofrohet me tarifa shumё tё larta, ndёrsa nga qendrat publike tё formimit professional ёshtё ofruar pёr 25.000 lekё. Pёr kёtё qёllim është propozuar qё nё buxhetin e vitin 2014, tё parashikohet pёr sistemin e formimit profesional njё fond i shtuar prej tё paktёn 10 milion lekё, pёr tё zёvendёsuar fondin e mёsipёrm, nga aplikimi i kurseve pa pagesё.

Duke ofruar kurse profesionesh pa pagesё pёr tё gjithё punёkёrkuesit e papunё tё regjistruar pranё zyrave pёrkatёse tё punёsimit, do tё kemi nje rritje tё ndjeshme tё kёrkesave pёr kurset e profesioneve, qё ёshtё anё pozitive nё aspektin e kёrkesёs. Përsa i’u përket  personave të tjerё që duan të ndjekin kurset e formimit profesional tё ofruara nga Qendrat Publike të Formimit Profesional, tarifa e regjistrimit dhe tarifat e shёrbimeve tё tjera vendosen nga Bordi Drejtues i secilёs Drejtori Rajonale tё Formimit Profesional Publik.

Gjashtë kategoritë në nevojë që përfitojnë kurset falas
 
1. Pjesёtarё tё komunitetit Rom;
2. Vajzat dhe gratё e trafikuara;
3. Personat qё kanё vuajtur dёnimet me burgim;
 4. Jetimёt (sipas statusit);
5. Personat me aftёsi tё kufizuara;
6. Emigrantё tё kthyer me probleme ekonomike.

faksimile
 

 Shkrimi u publikua sot (09.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)