Kursi mesatar i këmbimit për periudhën 1-23 gusht 2013 është më i larti i viteve të fundit, në 139.96 lekë, nga 137 lekë që ishte në të njëjtën periudhë të një vit më parë dhe 139.7 lekë në gusht 2011. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë kanë pohuar se arsyeja kryesore e lekut të dobët lidhet me prurjet e dobëta që janë konstatuar nga emigrantët këtë verë, duke reflektuar si tendencën ciklike të shkëputjeve të lidhjeve me vendin mëmë, por sidomos krizën që po kalojnë shtetet fqinjë, Greqia e Italia.
Për periudhën janar- gusht, kursi mesatar i këmbimit ka qenë 140.2 lekë, nga 139 lekë që ishte kursi mesatar për 2012-n. Agjentët e tregut valutor presin që euro të qëndrojë e fortë në tregun vendas në vijim.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.08.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)