Rekord i ri historik në kurs, Dollari po këmbehet me 89 lekë! Euro në pikiatë, po blihet e shitet me 99 lekë

Nuk ka më ditë të qeta në kursin e këmbimit. Stabiliteti në treg duket i largët në kushtet kur monedhat e huaja janë më të dobëta se kurrë përballë lekut të fortë.

Këtë të martë (20 gusht) është regjistruar një tjetër rekord në kursin e këmbimit. Dollari amerikan po këmbehet me 89 lekë që është niveli më i ulët historik, duke u zhvlerësuar edhe në raport me vjet. Referuar kursit zyrtar një dollarë vjet në këtë periudhë këmbehej 99-100 lekë.

Në rënie po ashtu është edhe euro, e cila po shitet e blihet me 99 lekë, ndërkohë që vjet në gusht këmbehej nga 106-110 lekë.

Zhvlerësimi i valutave edhe pse po thellohet, duket se është i pamundur të stabilizohet nga Banka e Shqipërisë, e cila vijon të theksojë që po e shkakton fluksi i valutës së ardhur nga burime formale.

“Kursi i këmbimit ka ruajtur kahun mbiçmues, i ushqyer nga flukset e rritura të turizmit, të remitancave dhe të investimeve të huaja direkte”, theksohet në raportin e BSH të Politikës Monetare.

Pa deklaruar nëse ka ndërhyrë në kurs deri më tani për ta stabilizuar, Banka e Shqipërisë thotë se zhvlerësimi i euros e dollarit ka pasur ndikim pozitiv në inflacionin pasi kanë ulur çmimet e mallrave të importuara.

“Presionet e përgjithshme inflacioniste janë reduktuar, të ndihmuara nga rënia e inflacionit në partnerët tregtarë, mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe normalizimi i qëndrimit të politikës monetare gjatë dy viteve të fundit”, thotë Banka e Shqipërisë.

Por ky fakt kundërshtohet nga deputeti socialit Erion Braçe i cili një ditë më parë shkruante në rrjetet sociale se në kushtet kur dollari e euro janë në minimumin e tyre duhet të ishte ulur më shumë karburanti dhe po ashtu edhe çmimi i ushqimeve të importuara që nga vaji, orizi, sheqeri, mielli makaronat e deri tek bulmeti.

 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Gardianët rrahin për vdekje të burgosurin, nisin hetimet për autorët

SHBA/ Gardianët rrahin për vdekje të burgosurin, nisin hetimet për autorët