Industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve po përballet me rënie të aktivitetit dhe ulje të numrit të kontratave porositëse me shtetet e huaja. Për këtë ekspertët rendisin një sërë shkaqesh, nga kursi i këmbimit, tek klima.
“Elementi kryesor në rënie ka qenë kursi i këmbimit, elementi tjetër është rritja e kostove, por kanë ndikuar edhe ndryshimet klimatike. Por ndikim ka edhe rënia e fuqisë blerëse. Vetëm nga muaji korrik 2023 në gusht 2023 eksportuesit shqiptarë kanë pasur minus 27%”, pohon kreu i ProEksport Albania Edvin Prençe.
Zhvlerësimi i euros nga muaji Qershor, është shkaku kryesor i uljes së fitimeve të kësaj industrie thotë Kryetari i Shoqatës ProEksport Albania Edvin Prençe.
“Aktualisht kontratat janë në rënie e sipër për shkak të ndikimit të kursit të këmbimit që është elementi kryesor, kjo na nxjerrë edhe jashtë konkurrueshmërisë në krahasim me vendet e tjera ballkanike por edhe të Afrikës”, pohon Prençe.
Ndryshe nga vitet e kaluara, biznesi fason tani nuk është në krizë për punonjës, madje po bën shkurtime në staf, si pasojë e rënies së aktivitetit.
“Nëse përpara 3-4 muajsh thonim se kishim mbi 20 mijë vend të lira pune, dhe kishim nevojë për punonjës, aktualisht po bëjmë të kundërt dhe në shumë zona rurale dhe kanë nisur të bëjnë reduktimin e punonjësve. Bizneset po ruajnë ato punonjës që kanë dhe nuk pritet të hapen vende të reja pune”, tha Prençe.
Nëse vjet eksportet e tekstileve dhe këpucëve ishin 87.7 miliardë lekë, këtë vit ato kanë zbritur në 85.3 miliardë lekë. Rënia e euros ndikon në fitimet e eksportuesve për shkak se bizneset i shesin produktet në vendet e huaja në euro, dhe konvertimi i kësaj monedhe në lekë është shumë më i ulët se në vitin e kaluar.
M.T/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Pa rroga që prej muajit Dhjetor, 150 punonjës të fasonerisë hidhen në protestë: Edhe Zyra e Punës s’na dha zgjidhje, do e vijojmë pa afat!
23 Janar, 16:51
-
Eduard Zaloshnja: Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe
30 Dhjetor 2024, 15:07
-
Vlorë/ 250 punonjës të Fasonerisë në protestë për kushtet e punës, 8 muaj nuk paguhen siguracionet
27 Nëntor 2024, 09:06
-
Zhvlerësimi i euros, BSH: Po bëjmë analiza për të ndërhyrë për të ndaluar rënien e shpejtë
15 Nëntor 2024, 11:10
-
Manifaktura 230 mln euro humbje prej zhvlerësimit të kursit, BSH: Ky sektor duhet të ndryshojë modelin e biznesit
15 Nëntor 2024, 10:21
-
FMN i kërkon Bankës së Shqipërisë të ruaj regjim të lirë të kursit të këmbimit! Sejko: Familjet e bizneset në gjendje të mirë financiare
14 Nëntor 2024, 14:01
-
Valutat e huaja humbasin përsëri terren, Leku ruan ‘kështjellën’ në kursin e këmbimit! Vetëm Franga zvicerane dhe Jeni fitojnë pikë
4 Nëntor 2024, 15:28
-
Euro rekord të ri negativ, këmbehet me 98.2 lekë! Buxheti i shtetit ka humbur 120 mln euro këtë vit nga zhvlerësimi i valutave, rrezik edhe për 2025-ën
31 Tetor 2024, 16:06
-
Elbasan/ Punonjës të paregjistruar dhe mosdeklarim të ardhurash në Tatime, nën hetim administratorja e fasonerisë
9 Tetor 2024, 16:42
-
Kriza e euros/ Fasoneria 'nuk ngre kokë', afro 150 mln euro më pak eksporte
30 Shtator 2024, 15:35
-
Tjetër rekord negativ, euro po zbret në 98 lekë, dollari 88 LEKË
25 Shtator 2024, 15:48
-
Leku fundos valutat, euro 99.4 lekë kurse USD 89 lekë
13 Shtator 2024, 16:31
Prit se di vij luizi te investoje sa te Martin nje dor ne kazinoo
PërgjigjuMos, po bangladeshasve te Rames si i behet?
Përgjigju