Kursimet, sigurohen 20 milionë USD
depozita për 37 mijë shqiptarë

Kursimet, sigurohen 20 milionë USD<br />depozita për 37 mijë shqiptarë
TIRANE- Janë 37.000 depozitues që kanë investuar paratë e tyre në shoqëritë e kursim-kreditit e që, pas ndryshimit të ligjit, do të jenë më të sigurt për paratë e tyre. Qeveria ka parashikuar që të garantojë 1 milion lekë për çdo depozitë në këto shoqëri, ndërkohë që në bankat e nivelit të dytë prej kohësh është vendosur që shuma e garantuar arrin në 2.5 mln lekë. Ky diferencim ka shkaktuar edhe pakënaqësinë e unionit të kursim-kredive, që përmbledh 120 shoqëri në të gjithë vendin.

Gjatë diskutimit të këtij projektligji në komisionin e Ekonomisë dje, përfaqësues të Agjencisë së sigurimit të depozitave argumentojnë se  me këtë masë kompensimi shoqëritë njësohen me sistemin bankar, pasi arrihet të sigurohen 90% e depozituesve.

Ndryshimet kryesore në projektligj prekin edhe përfshirjen e shoqërive të kursim-kreditit në skemën e sigurimit të depozitave, duke i trajtuar ato në mënyrë të diferencuar në krahasim me bankat përsa i përket primit dhe mbulimit. Kështu primi do të jetë më i ulët, 0.3 % (bankat e kanë, 0.5%. Do të ketë edhe një prim shtesë vetëm në rastet e thyerjes nga shkk-të e treguesve kryesorë rregullatorë). Niveli i mbulimit do të jetë 1.000.000 lekë (bankat e kanë 2.5 milionë lekë).

Përfituesit kryesorë të projektligjit “Për sigurimin e depozitave” janë depozituesit individë të sistemit bankar dhe financiar në Shqipëri, si dhe vetë ky sistem në tërësi, për shkak të qartësimit të kompetencave dhe funksioneve të institucioneve publike në skemë nga njëra anë dhe qartësimit të detyrimeve të bankave dhe shoqërive të kursim-kreditit që mbledhin depozita nga ana tjetër.

Ndërkohë, anëtarë të komisionit shprehën shqetësim lidhur me diferencimin që bëhet midis operatorëve të sistemit bankar dhe SHKK-ve, sidomos duke pasur parasysh që këto të fundit financojnë një sektor të rëndësishëm siç është bujqësia dhe njëkohësisht nuk kanë qëllime fitimi, pasi vetë fermerët që depozitojnë në to janë aksionerë. Komisioni për Ekonominë e miratoi në parim projektligjin në fjalë, ndërsa javën e ardhshme do të vijojë me shqyrtimin nen per nen.

Shkrimi u publikua sot (17.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç