TIRANE- Data 31 Tetor, që prej vitit 1924 është Dita Ndërkombëtare e Kursimit, e vendosur në Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Bankave të Kursimit dhe synon që të promovojë kursimin si një kulturë e shëndetshme për ekonominë familjare dhe ekonominë në tërësi, si dhe promovimin e modeleve të suksesshme të kursimit.
Kursimi është një mënyrë për të përballuar ndryshime të papritura në të ardhmen. Shpesh mund të gjendemi në situata të cilat kërkojnë shpenzime të mëdha, ndaj, për të mos të rënduar buxhetin familjar si dhe për të pasur gjithnjë siguri, është e rëndësishme që të krijohet një plan kursimi. Kursimi nuk duhet të jetë sporadik, por duhet të jetë i organizuar dhe i orientuar drejt disa “praktikave të shëndetshme” ekonomike, në mënyrë që të krijohet një kulturë kursimi.
Nëpërmjet edukimit dhe këshillimit financiar, ProCredit Bank Shqipëri mbështet të gjithë individët apo bizneset që të kursejnë në mënyrë periodike një shumë parash, në mënyrë që të sigurojnë një siguri për të ardhmen e tyre familjare apo të biznesit.
Kursimi nuk do të thotë që të kufizosh (shpenzimet) apo të mos të shpenzosh. Kursimi do të thotë racionalizim i shpenzimeve, duke mirëpërdorur fondet në dispozicion. Kursimi është një kulturë që duhet kultivuar.
ProCredit Bank Shqipëri, si pjesë e grupit ProCredit Holding, ofron standardet dhe sigurinë e një banke gjermane, që ofron një shërbim të shkëlqyer për klientët e vetë. Më shumë se 120’000 klientë dhe mbi 8500 biznese na besojnë kursimet e tyre, të cilat ne i investojmë në mënyrën më të përgjegjshme, duke mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme, që sigurojnë rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.
ProCredit Bank, Banka juaj Partnere!
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com