Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" kreu i shoqatës së ish të përndjekurve politikë, tha se vendi po qeveriset nga ish-spiunët e Sigurimit të shtetit.
Kurt Kola është shprehur se nëse do të hapeshin dosjet do të binte qeveria dhe do të shpërndahej parlamenti.
"Dosjet e ish-bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit nuk hapen sepse duke filluar nga qeveria, Kuvendi e administrata, janë të mbushur plot me ish-spiunë. Ka mbi 20 vjet që na qeverisin spiunët e Sigurimit të Shtetit. Nëse do hapeshin dosjet në këtë moment do binte qeveria, do shpërndahej Parlamenti e do ikte më shumë se gjysma e administratës. Nëse do kishte ardhur në krye të vendit në fillimin e pluralizmit një ish-i përndjekur jo spiun i Sigurimit, dosjet do të ishin hapur që në vitet 1992-1993."- thote Kola gjatë Intervistës.
Ai hedh akuza për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve kur thotë se "Qeveria na mori gjysmën e dëmshpërblimit"
(Intervisten e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com)
( ne foto Kurt Kola)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com