Kurthi i dytë që ra Basha!

Kurthi i dytë që ra Basha!

Lulzim Basha

Lëvizjet e PD, pas ngjarjeve që dihen tashmë, nuk ishin përsëri në favor të Bashës apo të PD! Ndoshta, Basha me të drejtë në një formë të tillë presioni, ka menduar për të mbajtur të bashkuar PD dhe për të mos hapur me plagë të tjera! Pra, përsëri s'ka menduar për veten e tij, por ndoshta me altruizëm, ka besuar e ka menduar t’iu jap përsëri besimin atyre që nuk e kanë merituar dhe nuk e kanë kuptuar drejtë me situatën që po kalon kjo forcë politike!

PD, mori vendime dhe bëri kuvendin e dhjetorit, por edhe disa mbledhje të Këshillit Kombëtar, që për të thënë të vërtetën, përtej sulmeve dhe goditjeve tragjike,  arriti të mbijetonte dhe të kishte strukturat e saj të bashkuara që morën edhe koston e sfidës!

Në këtë realitet, por ndoshta edhe nga frika se mos do të kishte rrjedhje nga grupi i PD, Basha nuk zgjodhi atë me të vështirën për të mos e  hapur partinë me elemente të rinj, por të forconte deputetët e grupit parlamentar, duke ju dhënë angazhime më shumë se e meritonin, më shumë se mundnin nga kapacitetet e tyre e për më tepër edhe më shumë sesa ishte e nevojshme!

Kështu, disa deputetë morën poste të reja të rëndësishme në forumet drejtuese, në grupin parlamentar, por edhe në delegime politike në disa bashki ku do të zhvilloheshin zgjedhjet! Unë, mendoj dhe kam besimin se këto vendime të marra nga Basha dhe PD, nuk ishin krejt të natyrshme dhe po ashtu të domosdoshme, por kam përshtypjen se ai në cilësinë e liderit ka qenë vazhdimisht nën presion e thuajse në gjendje shantazhimi, se "nëse nuk na jep këtë,  nëse nuk më bën kështu,"  ne do të largohemi!

Ky në fakt, ashtu siç e kam thënë, ka rezultuar një kurth i dytë i Bashës, që nuk duhet të binte! Deputetët nuk janë të tillë, sepse e kane mandatin në dorën e tyre, por falë edhe besimit e mundësisë se kandidimit të dhënë nga Basha që ata të kishin mundësinë të uleshin në Parlament! Pra, për ta të qenit deputet duhet të konsiderohej privilegje, besim i dhënë nga Basha në cilësinë e Kryetarit të Partisë, por edhe respekt për të gjithë ata demokrate që i votuan!

Përqendrimi, i shume pushteteve, ndoshta edhe të pamerituara në një grup të vogël, që janë deputete, anëtarë Kryesie, Sekretar të ndonjë sekretariati, apo edhe të deleguar  politik në ndonjë rreth, e bënin dhe po e bëjnë Bashën akoma me të shantazuar në një moment kritik si ky! Prandaj, kam qenë dhe i jam i idesë, se deputetët duhet të ndahen nga funksionet me të larta të forumeve e po ashtu as nuk duhet të jenë të deleguar politik në asnjë zonë elektorale.

Basha, duhet të bëj atë që duhet të kishte bere që me rastin e Kuvendit të dhjetorit, partine ta hapte për prurje të reja, me energji të reja, që politiken e kane idel, mision, filozofi, angazhim serioz, beteje, sakrifice dhe po ashtu akt patriotizmi ndaj vendit dhe demokracisë.

Basha, nuk është akoma vone ta marr seriozisht këtë aksion, që do t'i bënte mire PD dhe po ashtu do të balanconte ekuilibrat e brendshëm, duke mos u dhënë gjithçka deputeteve, apo personave,  që sa del një re e zeze në qiell, janë të paret që duan t'ia mbathin për të gjetur strehim ku të mundin, edhe aty ku nuk duhet!

Partia Demokratike, është prone e demokrateve dhe e Shqipërisë! Prandaj, nuk mund të lejohet që nuk grup personash të kenë gjithçka, dhe ata që janë demokrate të vërtetë, që sakrifikojnë në beteja elektorale të konsiderohen vetëm hambar votash dhe njerëz sakrificash! Unë, kam besim se Shqipëria ka pafund djem e vajza, demokrate e të djathte, shume me të mire se disa që sot ka PD, për ta ringritur atë në piedestalin e ngjarjeve historike dhe të betejave të reja me të cilat, po përballet jo vetëm PD si subjekt politik, por i gjithë sistemi politik shqiptar!

Basha, nuk duhet të vazhdoj me vetëm me filozofin e mbrojtjes, sepse sulmet tashme janë kthyer në 24 orë, njësoj si kundër ukrainasve! Por, duhet të kthehet në një sulmues i forte për tu paraprirë ngjarjeve dhe po ashtu për të mbrojtur siç duhet PD dhe demokratet e vërtetë!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë