Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të kryeministrit maqedonas Zaev për ndryshimin e kufijve gjatë bisedës ku ra në kurthin e komedianëve rusë. Thaçi tha se Zaev e ka telefonuar mbrëmë dhe i ka thënë se ato që tha janë të bazuara në thashethemet ruse.
“Unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë telefonike me Zaevin, rreth 20 minuta. Ai më ka thirrur për t’u sqaruar me atë që ai ka biseduar me njerëzit që e kanë thirrur. Më ka thënë qartë se kjo ka qenë një rrethanë ku ka rënë pre e mashtrimit. Gjoja se 10 komunat që do t’i jepen Serbisë janë të bazuara në thashetheme dhe dezinformata dhe në të dhënat e Gazetës Sputnik dhe thashethemet ruse.
Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës dhe në të njëjtën kohë ka potencuar se ato që ai ka folur me mashtruesit, të cilët e kanë thirrur në telefon, se nuk ka asnjë fakt, asnjë evidencë, as informacion zyrtar për atë që ka deklaruar, por të gjitha janë të bazuara në thashetheme. Raportet me Maqedoninë kanë qenë dhe do të mbesin korrekte, Kosova do të vazhdojë ta fuqizojë perspektivën e saj euroatlantike” tha ai.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e ai i Kosovës, Ramush Haradinaj, të dy ranë pre e dy komedianëve rus, Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov, që duke përdorur identitete të rreme të liderëve të shteteve, telefonojnë personalitete të njohura, duke biseduar me to për tema të ndryshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Thaçi në burg, Rama-Kosovës: S’bëtë asgjë për padrejtësinë në Hagë! Kërkoni verifikim për standardet e gjykimit, gati ta miratojmë edhe ne rezolutën
20 Dhjetor, 12:26
-
Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
20 Dhjetor, 10:02
-
Prokuroria Speciale synon të thërrasë 3 dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe 4 të tjerëve
17 Dhjetor, 16:34
-
‘Studio Live’/ Eksperti Krisafi për Kosovën: Thirrja e Kurtit në Prokurori s’ndryshon asgjë, Thaçi e të tjerët do dalin të pafajshëm, qëllim heqja e tyre nga skena!
13 Dhjetor, 19:11
-
Bilalli në ‘Studio Live’: Procesi në Hagë ka tendencë të njollosë Kosovën! Turqia më e fituara në Siri, Erdogani e luajti mirë shahun
11 Dhjetor, 19:29
-
Kosovë/ Thaçi nuk deklarohet për aktakuzën e re: S’jam pjesë e garës elektorale, nuk paraqes rrezik për askënd
8 Dhjetor, 11:00
-
Akuza të reja ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë
6 Dhjetor, 20:15
-
Letra e Thaçit për FSK-në në veri, "ende e vlefshme"
3 Dhjetor, 11:31
-
Ish luftëtari i UÇK në Hagë, deklarata të forta për Thaçin: Njeri i rrezikshëm
23 Tetor, 12:27
-
Pacolli viziton Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK në Hagë: Ish-presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë! Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi
20 Tetor, 18:19
-
Gjyqi në Hagë, mbrojtja e Thaçit kërkon fonde shtesë! Letra për Albin Kurtin, Konjufcën e ministren e Drejtësisë
22 Gusht, 22:50
-
'Mungesa e financave do shtynte procesin me 6 muaj!' Thaçi po 'braktiset' nga avokatët në Hagë, ekipi i ish-presidentit i kërkon Qeverisë fonde shtesë
22 Gusht, 19:18
Nuk habitem me Zaevin primiiv e paidentitet shteterore,kombetar,gjuhesore e fetar,qe ka rene keq ne Kurthen e humoristeve.Por, habitem me dalldisjen e disa politikaneve tane, qe moren turr naivisht aq keq,sa dolen te papermbajtur ne urrejtjen qe kane ndaj Thacit. Ne popull thuhet, "Mos e t'vet, se t'kallxon vet".
PërgjigjuPlot 20-te vite Thaqi genjen, mashtron, fal troje,...etj. kush do te mendote se nje Maqedon do te na ndihmonte (pa dashje) qe te dale ne shesh karakteri tradhtar i Thaqit!!! Prandaj flmd. ZAEV. Shpresoj qe Shqipetaret kudo ne bote do te bejne te mundur (presion) burgimin e ketij Tradhtari! Ne kohet kur Shqipetaret nuk ishin te hutuar (preokupuar) vetem me fitimin e Lekut, benin vepra per te cilat ne zemrat tona u bene te PAVDEKSHEM, KRENAR ME AVNI RRUSTEMIN!!! Pershendetje.
Përgjigju