Kurti: Borrell asnjë takim për propozimin franko-gjerman, s’jam ftuar për dialog me Vuçiçin! Në hije integrimi i Kosovës

Kurti: Borrell asnjë takim për propozimin franko-gjerman, s’jam ftuar për dialog me Vuçiçin! Në hije integrimi i Kosovës

1669205636_kurti1.jpg

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur përsëri problemin kryesor të dështimit të bisedimeve në Bruksel sipas këndvështrimit të tij. Ai shpjegoi më në qartësi problemin themelor që si duket kishte ndikuar në dështimin e dialogut më 21 nëntor, që nxiti edhe një reagim të ashpër nga ana e kryediplomatit evropian Josep Borrell. Sipas Kurtit plani franko-gjerman që loidhet me integrimin e Kosovës po lihet në heshtje dhe po favorizohen vetëm bisdimet për targat për Serbinë. 

Dhe, në këtë pikë kryeministri i Kosovës thotë se nuk kishte pasur diskutime më intensive për planin në fjalë, i cili sjell integritetin e Kosovës. 

“Tash ndodhemi ku ndodhemi sepse, pika e parë e kornizës së marrëveshjes praktikisht u braktis bashkë me propozimin (franko-gjerman)... A e mbani në mend se në gusht jemi marrë vesh për takime të rregullta mujore (me Vuçiçin). Kam pritur në shtator s’më kanë ftuar, kam pritur në tetor s’më kanë ftuar... Nëse Parisi Berlini e Brukseli me mbështetjen e Washingtonit sjellin një propozim, dhe dy muaj të mos ketë takim...” – tha Albin Kurti.

Në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti deklaroi se Bislimi do të takohet me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe përfaqësuesin e Serbisë për dialogun, Petar Petkoviq.

“Sa i përket zhvillimit rreth targave, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është tanimë në Bruksel. Dje e kemi shtyer për 48 orë zbatimin e fazës së dytë, po vazhdojmë ende me qortime dhe vërejtje, kemi 2000 sosh, nuk kemi asnjë ankesë, e kemi bërë këtë për t’i dhënë mundësi arritjes së një marrëveshje që ishte afër të ndodhte në Bruksel.

“Jemi treguar konstruktiv, aktiv dhe kreativ. Kjo nuk vlente për palën tjetër. Kështu do të ndodhë edhe sot edhe mes Bislimit, Lajçak e përfaqësuesve të mëdhenj. Nuk është koha e hapave të vegjël, është koha e hapave të mëdhenj. Ne jemi të gatshëm që propozimi i Gjermanisë, Francës, Evropës e Amerikës, të vendoset në tavolinë një orë e më parë”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Dështimi i negociatave me Vuçiç, Kurti zbulon diskutimet e Brukselit: Propozimi franko-gjerman u zhduk nga tavolina! Borrell favorizoi Serbinë, folëm vetëm për targat


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja