Dështimi i negociatave me Vuçiç, Kurti zbulon diskutimet e Brukselit: Propozimi franko-gjerman u zhduk nga tavolina! Borrell favorizoi Serbinë, folëm vetëm për targat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbardhur detaje nga takimi i Brukselit ‘kokë më kokë’ me Vuçiçin me ftesë të kryedipomatit Joseph Borrell. Kurti nuk i ka kursyer kritikat ku sot në mbledhjen e qeverisëka thënë se, Borrell favorizoi Serbinë dhe foli vetëm për targat duke ‘zhdukur’ nga diskutimi planin franko-gjerman.

 “Përfaqësuesi i lartë i BE-së, e ndryshoi premisën e negocimit. Në kundërshtim me parimin e propozuar nga ai, foli vetëm për masat e targave. Qëllimi i madh u hoq nga agjenda. Nevoja për propozimin franko-gjerman u zhduk nga tavolina, duke iu përshtatur qëllimit të Serbisë që kishte ardhur në Bruksel jo për propozim por për targa”, tha Kurti.

Kurti më tej shton se arsyeja se pse ai mbështeti këtë strukturë të takimeve, sepse për kreun e qeverisë së Kosovës, liderët thirren për marrëveshje finale e jo për targa. Ashtu si dhe në momentin kur miratoi planin me tri faza për reciprocitetin e targave, me të njëjtën siguri Kurti thotë se për të tilla biseda ka institucione përkatëse dhe nuk ka nevojë të thirren krerët e shtetit e aq më tepër kur shmangen bisedimet për integritetin e vetit.

“Më datën 18 gusht ishin dy pika: Unë e mbështeta këtë strukturë të takimeve, sepse liderët thirren për marrëveshjen finale e jo për targa. Unë nuk jam as polic, as komandant stacioni, as doganier që të merrem me këto tema. Ne jemi shtet me institucione përkatëse që zhvillojnë këto lloj bisedimesh. Unë shkoj atje për marrëveshjen finale, ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër. Ky duhet të jetë qëllimi dhe ky është kuptimi.”- shton Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës shton se vendimi i targave nuk duhet dhe as mnuk do të jetë objekt negocimi. Kurti shton se në 6 muajt e fundit ka qenë temë diskutimi targat dhe në 3 opsionet e përshtatshme për Kosovën, Serbia nuk ka pranuar asnjë.

“Ndërkaq autorët e propozimit e braktisën propozimin e tyre andaj edhe takimi përfundoi. Unë isha i fundit që e lëshova ndërtesën e BE-së. Më duhet të njoftoj që ka qenë edhe përpjekja e fundit. Emisari Lajçak ka ardhur dhe e bëri edhe një përpjekje të fundit për një tekst i cili do ta përfshinte edhe propozimin e BE-së. Mirëpo më njoftoi që presidenti i Serbisë nuk e ka pranuar. Ndërkaq Borrell tashmë doli në konferencë për media.

Vendimi për targat nuk mund të jetë objekt negocimi. Ajo që kemi treguar është zemërgjerësinë tonë, që t’i japim shanse ligjshmërisë, dhe brengave të tyre për mundësitë e cenimit të paqes e sigurisë duke sekuencuar implementimin. Shtrohet pyetja pse e kemi sjellë këtë vendim më 28 qershor: Kjo ka ndodhur meqenëse 6 muaj është negociuar për targa në Bruksel. 6 muaj  kanë folur për targa dhe në fund kanë qenë 8 opsione, prej tyre nja 3 kanë qenë më të përshtatshme për neve, Serbia nuk e ka pranuar asnjë.”- tha më tej Kurti.

Çfarë po ndodh në Kosovë:

Në Kosovë është përgatitur një plan me tri faza për veriun e vendit me qëllim ndali,min e hyrjes së automjeteve me targa serbe në Republikën e Kosovës. Ky vendim ka nxitur tensione duke i penguar Prishtinës integrimin, pra duke shmangur diskutimet për propozimin e fundit franko-gjerman që në vetvete ka për qëllim futjen e Kosovës në OKB. Por së fundmi Kosova është penalizuar edhe në çështjen e liberalizimit të vizave ku janë shtyrë sërish diskutimet në axhendën e ambasadorëve të BE më 30 nëntor. Presidenca Çeke u shpreh sot se situata në veri të vendit nuk e favorizon diskutimin.

Kujtojmë se dje Spanja (vend që nuk e njeh Kosovën si shtet sovran) ka propozuar që diskutimet për liberalizimin e vizave të diskutohen në vitin 2024, ku nëse do të miratohen, Kosova do të shkojë drejt liberalizimit të vizave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:44
‘Nënat e Kosovës kundër getos së Kurtit’, gratë serbe protestojnë në Mitrovicë kundër regjistrimit të makinave me targat RKS

Gratë serbe në komunat veriore të Kosovës kanë dalë në protestë kundër vendimeve të fundit të qeve3risë. Pezullimi i drejtorit të policisë Nenad Gjuriç, çështja e regjistrimit të automjeteve me targa RKS janë disa prej aryeve të cilat kanë nxjerrë gratë serbë në protestë.

Përveç flamujve të Serbisë, protestueset serbe mbanin në duar pankarta të ndryshme ku mund të veçohet ajo me mbishkrimin “Nënat e Kosovës kundër getos së Kurtit”, shkruajnë mediat e Kosovës.

Ndërsa ditën e djeshme gjatë një konference të jashtëzakonshme për mediat, ka qenë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç ai i cili ka paralajmëruar protesta të vazhdueshme nga serbët në ditët në vijim në të gjitha institucionet si në spitale, shkolla, miniera etj.

Ora 16:15
Tensionet mes dy vendeve, Lajçak takohet sot me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë: Shpresa ime është se do arrijmë të gjejmë një zgjidhje

I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka publikur një njoftim në twitter ku bën me dije se sot do të takohej me kryenegociatorët e dy vendeve për të gjetur një zgjidhje që të depërshkallëzojë tensione në terren.

“Sot po pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i takimit tonë të nivelit të lartë. Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve. Bisedimet janë në vazhdim”- shkruan Lajçak.

Ora 13:12
Kurti: Borrell asnjë takim për propozimin franko-gjerman, s’jam ftuar për dialog me Vuçiçin! Në hije integrimi i Kosovës

1669205636_kurti1.jpg

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur përsëri problemin kryesor të dështimit të bisedimeve në Bruksel sipas këndvështrimit të tij. Ai shpjegoi më në qartësi problemin themelor që si duket kishte ndikuar në dështimin e dialogut më 21 nëntor, që nxiti edhe një reagim të ashpër nga ana e kryediplomatit evropian Josep Borrell. Sipas Kurtit plani franko-gjerman që loidhet me integrimin e Kosovës po lihet në heshtje dhe po favorizohen vetëm bisdimet për targat për Serbinë. 

Dhe, në këtë pikë kryeministri i Kosovës thotë se nuk kishte pasur diskutime më intensive për planin në fjalë, i cili sjell integritetin e Kosovës. 

“Tash ndodhemi ku ndodhemi sepse, pika e parë e kornizës së marrëveshjes praktikisht u braktis bashkë me propozimin (franko-gjerman)... A e mbani në mend se në gusht jemi marrë vesh për takime të rregullta mujore (me Vuçiçin). Kam pritur në shtator s’më kanë ftuar, kam pritur në tetor s’më kanë ftuar... Nëse Parisi Berlini e Brukseli me mbështetjen e Washingtonit sjellin një propozim, dhe dy muaj të mos ketë takim...” – tha Albin Kurti.

Në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti deklaroi se Bislimi do të takohet me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe përfaqësuesin e Serbisë për dialogun, Petar Petkoviq.

“Sa i përket zhvillimit rreth targave, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është tanimë në Bruksel. Dje e kemi shtyer për 48 orë zbatimin e fazës së dytë, po vazhdojmë ende me qortime dhe vërejtje, kemi 2000 sosh, nuk kemi asnjë ankesë, e kemi bërë këtë për t’i dhënë mundësi arritjes së një marrëveshje që ishte afër të ndodhte në Bruksel.

“Jemi treguar konstruktiv, aktiv dhe kreativ. Kjo nuk vlente për palën tjetër. Kështu do të ndodhë edhe sot edhe mes Bislimit, Lajçak e përfaqësuesve të mëdhenj. Nuk është koha e hapave të vegjël, është koha e hapave të mëdhenj. Ne jemi të gatshëm që propozimi i Gjermanisë, Francës, Evropës e Amerikës, të vendoset në tavolinë një orë e më parë”, tha ai.

Ora 08:11
Pas Kurtit dhe Vuçiç, sot në Bruksel takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, priten nga Lajçak

1669206798_besnikbislimipetarpetkovicunnamed51.jpg

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç do të zhvillojnë sot një takim në Bruksel me të dërguarin e BE, Mirosllav Lajçak, ku në fokus do të jenë diskutimet për ta arritur një kompromis mes palëve s ai takon reciprocitetit të targave. Ky takim i tyre zhvillohet dy ditë pasi në Bruksel u takuan edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Serb Aleksandër Vuçiç, por që nuk arritën dot një marrëveshje.

Kurti nuk ka pranuar propozimin e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell për të pezulluar zbatimin e vendimit për të riregjistrimin e automjeteve me targa serbe. Nga ana tjetër, Borrell i ka kërkuar Vuçiçit që të mos lëshojë më targa “KM”, çështje për të cilën ai ka rënë dakord.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 23/11/2022 22:33

    Mëse 21000 nëna dhe motra shqiptare Kosovare janë përdhunuar dhe masakruar nga bijte e këtyre fashisteve që i quan ”nëna Kosovare” janë nëna të qetnikve fashist këto…! Qfar ështé duke bër Tirana zyrtare kundër Kosovës nuk po e bën as vet serborusia. Turpi u mbuloft

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë