Kurti: Bashkimi kombëtar, domosdoshmëri

Kurti: Bashkimi kombëtar, domosdoshmëri
“Le të fillojmë prej hapit më të domosdoshëm dhe më të rëndësishëm tash për tash, Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, më pastaj duhet të ndihmohen shqiptarët në Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe në Maqedoninë Perëndimore në Iliridë, duhet të ndihmohen që të organizohen sa më mirë, ty mund të të takojë e drejta, por e drejta nuk realizohet nëse s’ke organizim. Nuk po mendoj shqiptarët në Maqedoni pa Shkupin, sepse deri para 30 vjetëve Shkupi ishte qyteti me më së shumti shqiptar”, u shpreh Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJA! në një intervistë për televizionin Alsat-M. 

Albini ishte kritik edhe ndaj dy republikave si asaj të Kosovës, gjithashtu edhe Republikës së Shqipërisë që nuk ndihmojnë shqiptarët. 

“Kosova dhe Shqipëria e kanë për obligim t’u dalin në ndihmë shqiptarëve në Maqedoni. Nëse ne lejojmë që shqiptarët në Maqedoni të ballafaqohen me Qeverinë Gruevski ndaras prej Kosovës e Shqipërisë atëherë do të prodhohen Brodeca të ri” sygjeroi Kurti. 

Ai shtoi se shqiptarët kanë nevojë që të kenë sa më shumë organizim dhe aktivitete i cili ndihmohet dhe mbështetet nga Tirana dhe Prishtina, por ai tha që duhet këmbëgulje dhe kërkesë edhe më të fuqishme nga shqiptarët e Maqedonisë. 

Albin Kurti ishte kritik edhe ndaj Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni të cilën e cilësoi më shumë si marrëveshje për të çarmatosur shqiptarët sesa për realizimin e të drejtave të shqiptarëve. 

“Kur do të shkruhet historia se çfarë bëri kjo Marrëveshje e Ohrit, do të dalë që efekti kryesor ka qenë demilitarizimi i UÇK-së, nuk do të dalë se fituam këtë apo atë të drejtë sepse shqiptarët atje mbeten të diskriminuar në përfaqësim, konkretisht në gjykata, administratë, shërbyesit civil nëpër ministri, polici, nëpër ndërmarrje të ndryshme, në përgjithësi shqiptarët mezi mbërrin në 10 për qind, ndërkohë në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë janë më shumë se çereku i popullsisë”, u shpreh ai. 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në emisionin ‘Rruga Drejt’ foli edhe për mosnjohjen e emrint të Maqedonisë nga Greqia. 

“Nëse Greqia ka arsye një herë që mos t’ia njohë shtetit të Maqedonisë emrin, shqiptarët kanë dyfish apo trefish më shumë arsye që mos t’ia pranojnë emrin Maqedonisë.” , tha Albin Kurti duke kërkuar nga shqiptarët që t’i tërheqin mbrapsht kompromiset e kaluara në dë m të tyre, por gjithmonë përmes gjuhës së të drejtave politike civile dhe socio-ekonomike në rrafshin universal të konventave evropiane dhe ndërkombëtare. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket investigimi i Rai 3 për Shqipërinë?



×

Lajmi i fundit

Mjekja Endokrinologe: Kujdesuni për stilin e jetës dhe ushqimet, për të mbajtur në kontroll diabetin

Mjekja Endokrinologe: Kujdesuni për stilin e jetës dhe ushqimet, për të mbajtur në kontroll diabetin