Kurti dhe Vuçiç takohen më 27 shkurt në Bruksel, ambasadori i BE në Serbi: Mundësi historike, presim që palët të bien dakord me planin franko-gjerman

Kurti dhe Vuçiç takohen më 27 shkurt në Bruksel, ambasadori i BE në Serbi: Mundësi historike, presim që palët të bien dakord me planin franko-gjerman

Lajçak në bisedime me Kurtin dhe Vuçiç

Në 27 shkurt në Bruksel, kryediplomati i BE, Josep Borrell ka ftuar në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, deklaroi ditën e sotme se në Bruksel do të diskutohet plani franko-gjerman për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se liderët e BE-së kanë pritshmëri të mëdha për përparimin në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të dy vendeve.

“Të gjithë liderët e Bashkimit Evropian (BE) kanë dërguar një mesazh shumë të fortë ditët e fundit se kjo është një mundësi historike dhe kjo është arsyeja pse ne kemi pritshmëri të mëdha që të mund të përparojmë në procesin e normalizimit dhe presim rezultatet e atij takimi”, tha ai.

“Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, u tha ditë më parë në njoftimin për takim të BE-së.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur dakordësinë e Kosovës për planin franko-gjerman duke refuzuar asociacionin e komunave me shumicë serbe.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë