Kurti: Dialog pa kushte me Serbinë
Të hiqet kufiri për Shqipërinë

Kurti: Dialog pa kushte me Serbinë <br />Të hiqet kufiri për Shqipërinë
Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë në vend që të bisedojë me Serbinë. Kështu ka deklaruar kryetari i lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës, ku thekson se duke biseduar me Serbinë pa kushte, Kosova po rrezikon bosnjëzimin e saj meqë shteti serb po synon të krijojë një lloj shteti të vogël, brenda shtetit të brishtë të Kosovës.

“Duhet të afrohemi, integrohemi e bashkohemi me Shqipërinë dhe gjithashtu të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë ata që na kanë njohur, me SHBA-të, me vendet kryesore të BE-së, Turqinë e kështu me radhë, në mënyrë që Kosova të bëhet ashtu siç është shpallur, pra e pavarur e sovrane. Nuk mendoj që duke biseduar me Serbinë ne bëhemi sovran. Përkundrazi, ekziston rreziku që të bosnjëzohemi me ç’rast Serbia e krijon një si lloj shteti të vogël, brenda shtetit gjithnjë e më të brishtë të Kosovës”, u shpreh lideri i “Vetevendosjes” në intervistën e dhënë për VOA-n.

Sipas Kurtit Serbia nuk ka lëvizur nga pozicioni i saj “autonomi brenda autonomisë” duke pasur parasysh që tashmë edhe në platformën e saj ka kërkuar një autonomi në shkallë të gjerë për veriun e Kosovës.

Ai thekson se nga bashkimi i Kosovës me Shqipërinë banorët në luginën e Preshevës do të kenë mundësinë të ngrenë zërin për të drejtat e tyre. “Kosova dhe Shqipëria duhet t’u ndihmojnë sepse këtë gjë e kanë për obligim. Edhe pavarësia e Kosovës edhe më herët pavarësia e Shqipërisë, janë realizuar duke ju falënderuar gjithë shqiptarëve në Ballkan edhe atyre në mërgatë. Dhe mos të harrojmë se ata që mbeten jashtë Kosovës dhe Shqipërisë, e kanë paguar çmimin më të madh”.

Një angazhim të tillë, Albin Kurti ja kërkoi qeverisë së Kosovës, pasi interesi për Preshevën është mjaft i vogël.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar