Kurti i kërkon llogari Jahjages
nëpërmjet një letre publike

Kurti i kërkon llogari Jahjages <br />nëpërmjet një letre publike
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka shkruar një letër të hapur presidentes Atifete Jahjaga, në mënyrë që “të theksojë disa keqfunksionime shqetësuese të institucionit të Presidentit të Republikës së Kosovës”, siç shprehet ai.

Në këtë letre, Kurt i referohet deklaratës së presidentes Jahjaga dhënë për agjencinë “Kosova Press”, sipas të cilit, Jahjaga është shprehur se “Vetëvendosje ka bërë manipulim të masave me rastin e aksioneve më 22 dhe 23 tetor”.

“Shqetësues, në rastin e deklaratës suaj, nuk është qëndrimi personal i zonjës Jahjaga, por qëndrimi i Presidentes së Republikës së Kosovës. Sipas Nenit 83 të Kushtetutës së Kosovës, i cili trajton statusin e Presidentit citojmë: “Presidenti është Kreu i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”. Mjafton ta lexoni këtë Nen të Kushtetutës për të kuptuar se nuk ju përket juve të mbani anë politike, apo të ngrini akuza të pabaza mbi një forcë politike që është aktualisht e treta në vend, e që është votuar prej dhjetëra mijëra qytetarëve të Republikës”, thuhet ndër të tjera në letrën e Kurtit drejtuar presidents, siç raporton Radio Evropa e Lirë.

Kreu i Vetëvendosjes thotë në letër se presidentja nuk mund të përfaqësojë unitetin e popullit, e për këtë deklaratë ai kujton mënyrën se si është zgjedhur presidentja e Kosovës, në bazë të marrëveshjes tripartiake.

Kurti kritikon gjithashtu presidentet se ka mbështetur policinë, sëbashku me dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, fakt i cili sipas Kurtit, duhet dënuar.

“Këto qëndrime, Zonja Presidente, janë vërtet shqetësuese. Ju po silleni si një përfaqësuese e ekzekutivit policor, e jo si një përfaqësuese e unitetit kombëtar në Republikën e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në letër. Duke iu drejtuar presidentes Atifete Jahjaga, Kurt i kërkon shpjegime edhe për “takimin me përfaqësues ilegalë të serbëve në veriun e Kosovës”, shkruhet në letër.

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK