Kurti i kthen letrën Thaçit: Mos bëj presion, jemi afër marrëveshjes me LDK

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me anë të një letre  i ka kthyer përgjigje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ku i ka kërkuar që të mos bëjë presion për krijimin e qeverisë së re.

Ne kemi pranuar letrën tuaj të datës 10 janar 2020. Duke dashur të mirëkuptojmë rolin tuaj kushtetues, dua që fillimisht me keqardhje të konstatoj se mesazhi juaj përbën ndërhyrje dhe paragjykim të formimit të institucioneve dhe paralajmërim kërcënues, në këtë rast për subjektin fitues”, ka shkruar Kurti në përgjigjen e tij duke theksuar se “roli i presidentit duhet parë vetëm në kuadër të pozicionit kushtetues që ka, e jo pozicionimit të tij subjektiv dhe politik”.

Ndër të tjera në letrën e Kurtit drejtuar Thaçit thuhet se Kushtetuta e Kosovës nuk i njeh presidentit diskrecion e as rol aktiv në krijimin e qeverisë, mirëpo shton se presidenti duhet të jetë neutral dhe i duruar.

“Kushtetuta e Kosovës nuk i njeh presidentit diskrecion e as rol aktiv në procesin e caktimit të mandatarit apo edhe të garantimit të një shumice parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë në Kuvend. Kjo si rrjedhojë e parimit që quhet ‘zinxhir i legjitimimit kushtetues’ ku i vetmi organ kushtetues që legjitimohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli është Kuvendi, andaj, ndaj të njëjtit mund t’i supozohet ose t’i imponohet shprehja e vullnetit nga një organ tjetër sikur që është Presidenti i Republikës”, thuhet tutje në letrën e Kurtit.

“Ai duhet të jetë i durueshëm dhe të presë. Formimi i Qeverisë nuk është i lidhur me afate (përjashtimisht pas mandatimit zyrtar të cilin e bën Presidenti pasi t’i jetë ofruar zyrtarisht emri i kandidatit), për shkak se demokracia nuk është thjesht grumbullim numrash, por përafrim qëndrimesh, harmonizim programesh e bartje përgjegjësish”

Në fund të letrës Kurti shkruan se është shumë pranë një marrëveshje politike me LDK për krijimin e qeverisë së re kosovare, megjithatë shprehet se ende nuk e kanë gati propozimin për ndarjen e mandateve.

Lëvizja Vetëvendosje! Nuk po e shfrytëzon këtë kohë për të neglizhuar ndërtimin e koalicionit, as edhe të cenojë autoritetin e Presidentit, por me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje politike që adreson një dakordim për programin qeverisës, zvogëlim të qeverisë dhe reformat e thella që e presin vendin në muajt e vitet në vazhdim. Kjo është një praktikë normale në gjithë botën demokratike. Me këtë rast, shfrytëzoj këtë letër t’ju informoj që ndodhemi në fazën e finalizimit të marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka përfunduar letrën ai.

Kujtjmë se gjatë së premtes që lamë pas, Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar nga Kurti që të pranoj ose refuzoj mandatarin në mënyrë që t’i hap rrugë krijimit sa më të shpejtë të institucioneve.

 “Duhet pasur parasysh edhe pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vërën ‘se nuk përjashtohet që partia ose koalicoini në fjalë do të refuzoj të marrë mandatin’. Në cilin do rast, të pranimit ose refuzimit të propozimit të kandidatit/es për kryeministër, luteni që të më njoftimin sa më shpejt, sipas premtimit tuaj nga takimi ynë, në mënyrë që unë të ndërmarrë hapat e përcaktuar me Kushtetutë dhe të dekretoj kandidatin/en për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, shprehej Thaçi. Kohë nga presidenti për propozimin ka kërkuar edhe LDK-ja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 13/01/2020 18:27

    Presioni po behet per te nencmuar Albin Kurtin, Presidenti e ka hallin e vet qe pas mandatit do ta kete te veshtire rizgjedhjen. Lojera te ndyta po luhen nga partite politike ne Kosove.

    Përgjigju
  • Mala: 13/01/2020 09:35

    Hashim leje rahat djalin! Ka hallet e tija,Ky po e don Isen,po Isa nuk po e don kete.Zor eshte me dasht diken qe nuk te don.Kjo eshte loja rende, here te peshty, e here te puthi.Ky eshte inercion I fuqishem,kur e kee per hater(lakmi) "te popullit e atdheut".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë