Kurti kërcënon me zgjedhje të tjera nëse nuk bëhet kryeministër

Kurti kërcënon me zgjedhje të tjera nëse nuk bëhet kryeministër

Albin Kurti ka filluar që të mendojë për koalicionin duke e ditur se i ka mundësitë e kufizuara. Në këtë mënyrë, Kurti ka kërcënuar me zgjedhje të tjera nëse nuk gjen mbështetjen për të qenë kryeministër.

I pyetur nga gazetarët se cili do të ishte hapi i radhës dhe çfarë ndodhte nëse nuk gjente mbështetjen për të qënë kryeministër, Kurti tha se nëse ndoshte kjo, do të na çojë në zgjedhje të parakohshme.

“Unë besoj se do të arrijmë që të krijojmë koalicionin, nëse larg qoftë nuk arrijmë që të krijojmë koalicionin atëherë nuk e di se kujt do t’i jepet shansi i dytë.

Ka mundësi që sërish neve dhe ashtu do duhej që të ishte, por po nuk arrit kjo gjë atëherë shkojmë në zgjedhje të reja sërish dhe ne mbase nuk i kemi pasur qejf zgjedhjet dikur para shumë viteve, por tash që ua kemi marrë dorën nuk ju përtojmë atyre”, tha Kurti. 

Dje Isa Mustafa, Lideri i LDK, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me Kurtin “do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së”.

"Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së. IM”, ka shkruar Mustafa. 

Të dielën, më 6 tetor, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pas përfundimit të numërimit të votave Lëvizja Vetëvendosja ka dalë forcë e parë me 25.49% të votave, në vend të dytë LDK me 24.83%, në vendin e tretë PDK me 21.25 % dhe AAK+PSD me 11.57% të votave. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit