Kurti: Kosova mbështet pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës

Kurti: Kosova mbështet pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës

Qeveria e Kosovës mbështet sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, deklaroi sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës ku deputetë të pozitës dhe opozitës kërkuan vëmendjen e qeverisë sa i përket situatës në Ukrainë.

Kurti shtoi se Kosova do të jetë "përherë e bashkërenduar me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n". Kurti falënderoi deputetin e PDK-së, Enver Hoxhaj dhe deputetin e LVV-së, Haki Abazi për qëndrimet e tyre rreth situatës në Ukrainë.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës gjithashtu ka reaguar në mbështetje të Ukrainës duke bërë thirrje për ndalje të Putinit.

Në një reagim në Twitter, MPJD ka thënë se Putin ka bërë dhe po bën luftëra kundër demokracisë në Evropë.

“Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të Rusisë. Putini edhe njëherë po bën luftë kundër një demokracie paqësore. Ai ka bërë luftëra hibride kundër demokracive nëpër Evropë për vite me radhë. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet Putinit dhe përfaqësuesve të tij me vendosmëri”, thuhet në reagim. 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besniku: 24/02/2022 10:01

    Krejt e natyrshme te perkrahet sovraniteti i Ukraines,si edhe te cdo shteti e popull te pavarur.Por, ama! na perkrahu Ukraina neve Kosoven shtet i pavrur e sovran.JO! madje, ambasadori ukrainas ne Beograd, hapur flet e thot se, pranon Serbine me Kosoven ne kuader te saj.Ende nuk na njohu Ukriana.Po ne pse kaqe me turr e me vrap,vendosim edhe flamurin e Ukar ines ne kryeministri,Mos eshte teper?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen