Kurti letër ministrave të BE: Statusi
inkurajoi Serbinë destruktive

Kurti letër ministrave të BE: Statusi <br />inkurajoi Serbinë destruktive
Lideri i Vetvendosjes Albin Kurti u është drejtuar me një letër ministrave të jashtëm të vendeve të BE, duke kërkuar ushtrimin e presionit ndaj Serbisë që të lirojë disa shtetas kosovarë të arrestuar ditët e fundit, si edhe të kërkohet nga forcat ndërkombëtare në Kosovë të ndërhyhet në veriun e Mitrovicës.
“Është e qartë se motivet janë thjesht politike dhe se arrestimet janë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, thotë Kurti. “Unë ju bëj thirrje për të ushtruar ndikimin tuaj, duke kërkuar urgjentisht lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë shqiptarëve të arrestuar nga Serbia me motive politike gjatë muajit të kaluar, dhe të kërkohet që të gjitha akuzat ndaj tyre të hidhen poshtë, sidomos kur dihet se akuzat nuk përmbajnë asnjë bazë ligjore, dhe, mbi të gjitha, ndalimi arbitrar është i paligjshëm në bazë të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, neni 9”.
Albin Kurti ka shprehur shqetësim për situatën në veri të Mitrovicës: “Nuk ka asnjë veprim në Kosovë nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë si KFOR-it për të mbrojtur shqiptarët e pambrojtur që jetojnë në veri të Mitrovicës.”
Kurti ia faturon Beogradit përshkallëzimin e tensioneve në Kosovë dhe fushatën e arrestimeve dhe kërkon nga diplomacia europiane të mbajë qëndrim: “Shpërblimi për Serbinë me statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, pa e detyruar që ajo të ndryshojë qëndrimin e saj apo sjelljen ndaj Kosovës, e ka inkurajuar qeverinë në Beograd në fushatën e saj destruktive dhe kriminale në vendin tonë”.
Që pas ngjarjes së fundit që Vetëvendosje e konsideroi akt terrorist, Albin Kurti u ka derguar letër Bamir Topit, Komandit te KFOR dhe Sekretarit përgjithshëm të NATOs Rassmusen me kërkesën për të ndërhyrë në lidhje më situatën e rënduar në veri.


(ep/rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi