Kurti: Masat e BE ndaj Kosovës të hiqen sa më parë, Serbia nuk po respekton marrëveshjet

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijon të këmbëngulë se Bashkimi Europian duhet t’i heqë masat që ka vënë ndaj Prishtinës, duke pasur parasysh edhe që kjo e fundit po merr hapa për uljen e tensioneve në veri. Kreu i qeverisë së Kosovës thotë se në fakt Serbia është ajo që nuk po respekton marrëveshjet për të cilat janë dakordësuar.

Në një intervistë për televizionin lokal të Tetovës, “TV Koha”, Kurti ka thënë se masat e vendosura kanë qenë racionale dhe të padrejta, duke shtuar se Kosova ka qenë parimore dhe jo kokëfortë në menaxhimin e situatave në vend.

“Nuk e di se kur do të tërhiqen, besoj se duhet të hiqen sa më parë sepse Kosova është konstruktive, qeveria e Kosovës ka qenë kreative me ide dhe të përkushtuar në dialog, që ka rezultuar me marrëveshjen bazike. Me 27 shkurt ne në Bruksel e kemi realizuar marrëveshjen bazike, që është njohje reciproke de facto. Në marrëveshjen e Ohrit ia bashkëngjitëm edhe një aneks implementimi me 12 pika, por është Beogradi që e ka shkelur këtë. Ne kemi thënë le ta zbatojmë në plotni dhe pa kushte”, ka thënë ai.

Kurti u pyet edhe për marrëdhëniet e tij me Edi Rama dhe liderin e shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti. Kurti tha se marrëdhëniet janë të mira dhe korrekte, por shprehu keqardhjen për anulimin e mbledhjes mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë që ishte parashikuar të mbahej më datë 14 qershor.

“Ne kemi raporte korrekte, kemi raporte të mira, është çështje e përgjegjësive. Kjo nuk do të thotë që nuk kritikohemi. Besoj që kritikat janë pjesë e demokracisë dhe ato duhet të jenë konstruktive. Është për të ardhur keq që më 14 qershor nuk u mbajt mbledhja e dy qeverive, që u përgatit muaj më parë, por anulimin e saj nuk e kemi bërë ne, përkundrazi ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet. Është mirë që të mos pritet mbledhja e ardhshme që të nënshkruhen ato marrëveshje, që më në fund u bë nga Tirana zyrtare përveçse nga Prishtina”, tha Kurti.

Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë Bashkimi Europian ka paralajmëruar masa ndëshkuese edhe ndaj Serbisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:04
Marrëdhëniet me Ramën, Kurti: Korrekte e të mira, keqardhje që mbledhja e dy qeverive nuk u zhvillua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për televizionin lokal të Tetovës, “TV Koha”, Kurti tha se marrëdhëniet janë të mira dhe korrekte, por shprehu keqardhjen për anulimin e mbledhjes mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë që ishte parashikuar të mbahej më datë 14 qershor.

“Ne kemi raporte korrekte, kemi raporte të mira, është çështje e përgjegjësive. Kjo nuk do të thotë që nuk kritikohemi. Besoj që kritikat janë pjesë e demokracisë dhe ato duhet të jenë konstruktive. Është për të ardhur keq që më 14 qershor nuk u mbajt mbledhja e dy qeverive, që u përgatit muaj më parë, por anulimin e saj nuk e kemi bërë ne, përkundrazi ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet. Është mirë që të mos pritet mbledhja e ardhshme që të nënshkruhen ato marrëveshje, që më në fund u bë nga Tirana zyrtare përveçse nga Prishtina”, tha Kurti.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen