Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot familjarët e 3 policëve Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës, të cilët janë rrëmbyer nga forcat serbe që prej ditës së djeshme.

Zyra e Kurtit njofton se familjarët e Shemë Mustafës dhe vëllai i këtij të fundit që po ashtu është polic kufitar, kanë pritur zyrtarët e qeverisë në banesë.

Kryeministri thuhet se i ka njoftuar familjarët se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është në kontakt me institucionet atje, në përpjekje për të marrë sa më parë dhe sa më shumë informacione për gjendjen e policëve të rrëmbyer.


Lajmi kryesor:

Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës, SHBA kërkon lirimin pa kushte! KFOR i përgjigjet Kurtit: S'ishim në zonën ku u arrestuan, palët të ulin tensionet