Kurti në takim me emisarët: Çështje urgjente për Kosovën është siguria

Kurti në takim me emisarët: Çështje urgjente për Kosovën është siguria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në takim me pesë emisarët e dialogut, se prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit.

“Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me mbështetje dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe  Emmanuel Bonne, si dhe zëvendës këshilltarin diplomatik të Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, Alessandro Cattaneo.

“Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re.

Të pesë emisarët, sipas njoftimit të qeverisë, ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë kryeministri ka shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij.

“Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në përgjigjen e Kryeministrisë.


Lajmi kryesor:

Pesë ndërmjetësit e dialogut në Kosovë e Serbi me një plan! Dy kushtet e prera: Kurti e Vuçiç t'i përmbahen detyrimeve! E papranueshme çdo vonesë


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje