Pesë ndërmjetësit e dialogut në Kosovë e Serbi me një plan! Dy kushtet e prera: Kurti e Vuçiç t'i përmbahen detyrimeve! E papranueshme çdo vonesë

PRISHTINE - BEOGRAD -  Pesë diplomatë, të dërguarit e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Italisë dhe Francës udhëtuan sot (e shtunë, 21 tetor 2023) drejt Prishtinës dhe Beogradit me qëllim ringjalljen e dialogut. Ata thanë se kishin shkuar me një plan konkret të cilin ia kishin propozuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Në një postim në twitter pasditen e sotme i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tregoi dhe kushtet e prera që emisarët i kishin përcjellë dy liderëve.  

"Ne theksuam se sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës duhet të hetohet plotësisht dhe se de-përshkallëzimi dhe normalizimi i situatës janë urgjentisht të nevojshëm. Ne presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të Dialogut" shkruan Lajçak në një postim në rrjetin social X.

'Erdhëm me një plan'
Misioni i të besuarve të 5 shteteve të mëdha nisi paraditen e sotme në Prishtinë. I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mioslav Lajçak, i shoqëruar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Alessandro Cattaneo, erdhën në Prishtinë me një plan. U pritën nga kryeministri Albin Kurti në godinën e kryeministrisë.

“Erdhëm me një plan, e diskutuam me Kurtin dhe do ta diskutojmë me Vuçiçin. Nuk do të jap detaje”, tha Lajçak për gazetarët

Mesazhi ne Prishtinë: Kurti ka përgjegjësi për formimin asociacionit
Në takimin me kryeministrin Albin Kurti diplomatët Perëndimorë i kanë kërkuar të themelojë sa më parë asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe të punojnë sa më shumë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

“Kurti ka përgjegjësi të bëjë progres në normalizim, nëse Kosova dëshiron të bëjë progres në BE.  Duhet ta përsëris që Asociacioni të formohet pa vonesa. Pa këtë, s’do të ketë progres të Kosovës në integrimin evropian. E vlerësojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet së shpejti. Tani do ta vazhdojmë misionin në Beograd, ku do ta takojmë presidentin Vuçiç”- tha Lajçak mesditën e sotme për gazetarët pas takimit me kryeministrin kosovar.

Në konferencë për mediat në Kosovë Lajçak u shpreh se çdo vonesë është e papranueshme dhe presin që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen obligimeve të dialogut.

"Çdo vonesë është e papranueshme dhe presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen obligimeve të dialogut. Sulmi nuk ndryshon faktin se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më herët këtë vit. Dialogu është më i rëndësishëm së kurrë, sepse nëse nuk ka dialog mund të përsëritet eskalimi, dhe kjo nuk është çka duam ne, as çka doni ju. Prandaj jemi këtu. E dyta, nuk ka alternativë tjetër pos dialogut, sepse dialogu sjell normalizim e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e hap rrugën evropiane për Kosovën dhe Serbinë”, tha Lajçak.

Çfarë tha Kurti?
Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një deklarate për median bëri të ditur se në takim kishte vendosur theksin tek siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit.

“Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me mbështetje dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje”, deklaroi Kurti pas takimit.

Sa i takon dialogut, kryeministri kosovar theksoi se “është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re”.

Nga Prishtina për Report Tv gazetari Venhar Isufi i cili ndoqi konferencën e emisarëve tha se ata i kanë prezantuar një draft për themelimin e asociaconit. Aludohet se është plani franko gjerman dhe u kërkohet të dy liderëve të bëjnë hapa konkretë rreth këtij plani konkret.

Udhëtimi në Beograd: Autorët e sulmit në Banjskë para drejtësisë
Më pas udhëtuan direkt drejt Beogradit për të takuar në orën 14:00 presidentin Aleksandër Vuçiç në godinën e presidencës. Takimi u mbyll reth orës 16:30.

Pas takimit, Lajçak foli shkurt para gazetarëve duke thënë se qëllimi i vizitës ishte se si të arrihet progres në zbatimin e marrëveshjes për normalizim dhe depërshkallëzimin e e situatës pas ngjarjeve të fundit duke iu referuar sulmit në Banjskë.

Lajçak tha se “pesëshja” e dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator dhe se të gjithë autorët duhet të dalin para drejtësisë. Se presin bashkëpunim të plotë të Serbisë në këtë drejtim. Më tej shtoi se të dyja palët duhet të punojnë për depërshkallëzimin e situatës dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Çfarë tha Vuçiç?

"Një takim i vështirë' e cilësoi presidenti Aleksandër Vuçiç.

"Besoj se në vijim do të gjejmë një rrugë për të dalë nga kriza. Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim”  shtoi më tej presidenti serb pas takimit, ndërsa ditën e sotme e kishte cilësuar si  'një nga ditët më të vështira për Serbinë' dhe për të personalisht, sipas agjencisë së lajmeve Beta.

Në Kosovë i pyetur nga gazetarët se në ç’pikë janë hetimet për sulmin në Banjskë, ku u vra në krye të detyrës Afrim Bunjaku, Lajçak u shpreh se po hetohet nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO dhe se do të jepet një përgjigje përfundimtare së shpejti.

BE-ja dhe NATO janë duke hetuar faktet. Do të informoheni për rezultatet.”-tha Lajçak.

Me vizitën e sotme emisarët synuan të dërgojnë mesazhin se ekziston unitet mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, që të punohet në zbatim të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, të arritur në shkurt të këtij viti në Bruksel. Një muaj më vonë, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, u arrit kompromis për aneksin e zbatimit të saj.

Edhe në samitin e mbajtur më 20 tetor mes SHBA-së dhe BE-së në Uashington, palët kanë bërë thirrje për zbatim të “shpejtë dhe pa kushte” të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe që dy vendet t’i kthehen dialogut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:39
'Të hetohet plotësisht sulmi në Banjskë', Lajçak reagon pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin: Presim të përmbushin detyrimet e dialogut

1697903207_yyu696x365.jpg

Pas takimeve me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë dhe me presidentin serb Aleksander Vuçiç në Beograd i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajcak, shkruan se së bashku me diplomatët e tjerë perëndimorë kanë bërë diskutime të rëndësishme, duke kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin plotësisht detyrimet e dialogut. Lajçak shkruan se në këto takime kanë theksuar sulmi i 24 shtatorit në Banjskë duhet të hetohet plotësisht dhe që de-eskalimi dhe normalizimi janë urgjente.

“Udhëtuam me Plotner, Escobar, Bone dhe Cattaneo për diskutime të rëndësishme dhe thelbësore me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbise. Ne theksuam se [sulmi i Banjskës i ndodhur në 24 shtator] duhet të hetohet plotësisht dhe se de-përshkallëzimi dhe normalizimi janë urgjentisht të nevojshëm. Ne presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të Dialogut”, ka shkruar Lajçak.

Ora 16:45
'Takim i vështirë' Vuçiç pret emisarët e dialogut, lajmëron takime të tjera në Bruksel

1697895247_aleksandervucic.jpg

‘Takim i vështirë!’ kështu e ka cilësuar presidenti serb Aleksandër Vuçiç takimin me 5 ‘të mëdhenjtë’ emisarët ndërkombëtarë të dialogut.

Besoj se në vijim do të gjejmë një rrugë për të dalë nga kriza. Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim” tha Vuçiç pas takimit.

Ora 15:29
Pesë diplomatët perëndimorë takohen me Vuçiçin në Beograd

1697895231_38028015714557256518267159094673338108450457n600x360.jpg

Pesëshja e diplomatëve perëndimorë, të përbërë nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Alessandro Cattaneo, kanë mbërritur në Beograd dhe kanë filluar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.

 

Ora 15:20
'S'më ka zënë gjumi natën', Vuçiç para takimit me diplomatët: Pesë të fortët erdhën! Kjo do jetë një nga ditët më të vështira, por do t'i mbroj Serbinë dhe Kosovën

1697894904_thumbsbc5dea9c977d544dcf6529e028ea70dd0f.jpg

Diplomatët perëndimorë, dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun,Miroslav Lajçak, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Alessandro Cattaneo, shkuan në Beograd pasditen e të shtunës, pas një vizite në Prishtinë më herët thatë dutës, ku u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Përpara takimit me to Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç,  ka thënë se do ta “ruajë Serbinë dhe Kosovën, pa marrë parasysh se sa shumë dhe sa të fuqishëm janë ata”.

“Pesë të mëdhenjtë, të fortët, më të fortët erdhën në Begorad dhe kjo do të jetë ndoshta një nga ditët më të vështira për Serbinë”, ka thënë Vuçiç sipas agjencisë së lajmeve Beta.

“Mund ta marr me mend me çfarë vijnë në Beograd ata. Nuk fle natën për shkak të kësaj. Pa fajin tonë, ne do të gjejmë një mënyrë dhe do të arrijmë ta shpëtojmë Serbinë dhe mos t’ia japim atë si dhuratë askujt. Një gjë e garantoj, nuk do ta mbroj veten, por do të luftoj dhe do ta mbroj Serbinë, pavarësisht sa shumë dhe sa të fortë janë ata [diplomatët]”, tha Vuçiç.

Ora 14:08
Kurti në takim me emisarët: Çështje urgjente për Kosovën është siguria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në takim me pesë emisarët e dialogut, se prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit.

“Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me mbështetje dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe  Emmanuel Bonne, si dhe zëvendës këshilltarin diplomatik të Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, Alessandro Cattaneo.

“Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re.

Të pesë emisarët, sipas njoftimit të qeverisë, ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë kryeministri ka shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij.

“Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në përgjigjen e Kryeministrisë.

Ora 12:29
Vrasja e Afrim Bunjakut, Lajçak: BE dhe NATO po vijojnë hetimin, sulmi s’tregon që Kosova dhe Serbia s’kanë patur marrëveshje më herët

1697884240_lajcak600x360.png

I dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak thotë se janë duke vijuar hetimet për sulmin në Basnjkë e se dialogu e shtensionimi i marrëdhënieve është më i rëndësishëm se kurrë. Lajçak zbuloi se me hetimet po merret NATO dhe BE.

“E dëgjuam me kujdes Kurtin dhe shqetësimet e tij për sigurinë e Kosovës. Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës nga personat e armatosur përbën një precedent. Dënuam sulmin e 24 shtatorit. E bëmë të qartë që fajtorët të sillen para drejtësisë dhe presim bashkëpunimin e plotë të Serbisë në këtë çështje. Sulmi tregoi se normalizimi dhe shtensionimi janë më urgjente se kurrë. Çdo vonesë është e papranueshme dhe presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen obligimeve të dialogut. Sulmi nuk ndryshon faktin se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më herët këtë vit.

Procesi është duke vazhduar. BE-ja dhe NATO janë duke hetuar faktet. Do të informoheni për rezultatet”, ka thënë ai.

Ora 12:24
Takimi i diplomatëve perëndimorë me Kurtin, Lajçak: Erdhëm me plan, Asiociasioni të formohet pa vonesa

1697883915_612A07091697882775.webp

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kanë ardhur në Prishtinë me një plan të cilin e kanë diskutuar me kryeministrin Albin Kurti dhe do ta diskutojnë me Vuçiçin. I pyetur nga gazetarët Lajçak theksoi se pa formimin e Asociacionit nuk do të ketë përparim drejt rrugës së BE-së.

“Erdhëm me një plan, e diskutuam me Kurtin dhe do ta diskutojmë me Vuçiçin. Nuk do të jap detaje. Kurti ka përgjegjësi të bëjë progres në normalizim, nëse Kosova dëshiron të bëjë progres në BE. Duhet ta përsëris që Asociacioni të formohet pa vonesa. Pa këtë, s’do të ketë progres të Kosovës në integrimin evropian. E vlerësojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet së shpejti. Tani do ta vazhdojmë misionin në Beograd, ku do ta takojmë presidentin Vuçiç”, ka thënë ai.

Ora 10:37
Diplomatët perëndimorë takime në Kosovë e Serbi, mediat: Do sjellin draft-statutin e Asociacionit në Prishtinë

1697877464_l600x360.png

Pesë diplomatët Perëndimorë të cilët do të zhvillojnë takime në Kosovë e Serbi. Fillimisht ata do të mbërrijnë në Kosovë ku do të takojnë kryeministrin Kurti. Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Express, diplomatët do të sjellin draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të përgatitur nga ekipet e tyre. Ky draft-statut i Asociacionit mbështetet edhe në Pakon e Ahtisaarit që është edhe baza e Kushtetutës së Kosovës.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 22/10/2023 11:10

    Akoma Lajcak ne kete grup ndermjetesish europiane?Atehere Jane bisedante.Veprime te deshtuara nga vete Europa

    Përgjigju
  • Dardan: 21/10/2023 23:58

    hahaha! I ashtuquajturi Bashkimi Europian eshte nje stan me lepuj. Vucic ju dergon te fala perkrah shteteve gjigande te Kines, Indise, Brazilit, Rusise, Afrikes se Jugut dhe 5 shteteve te BE-se se pabese qe nuk e njohun Shtetin e pavarur te Kosoves.

    Përgjigju
  • agroni: 21/10/2023 15:56

    pirdh..pirdh.o lajcek se lirohesh..,

    Përgjigju
  • Nje qytetar: 21/10/2023 15:53

    Nje Associacion pa fuqi ekzekutive , qe respekton Kushtetuten e Republikes te Kosoves dhe me privilegjet qe i siguron modeli Ahtisari edhe mund te krijohet. Asnje leshim i metejshem nuk mund ti behet Serbise qe çdo dite dergon vullnetare serb ne mbeshtetje te luftes te Rusise kunder Ukraines.

    Përgjigju
  • ramiu: 21/10/2023 13:33

    Ku pyet gomari Kurti per SHBA dhe BE,eshte trim dhe do pushtoi Serbine.

    Përgjigju
    • Ops: 21/10/2023 15:32

      Bej te fala Ramovicit babait tend bilogjik

    • Fatmir: 21/10/2023 14:42

      Kur t’i vije mendja Kurtit, do t’i beje te fala Arafatit

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër