Kurti: Një triumf i Rusisë në Ukrainë do të kërcënonte paqen në Ballkan

Kurti: Një triumf i Rusisë në Ukrainë do të kërcënonte paqen në Ballkan

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se paqja në Ballkan mund të rrezikohet nëse Rusia triumfon në Ukrainë dhe inkurajon zgjerimin serb.

Në një intervistë për Associated Press ditën e djeshme (3 tetor) Kurti tha se është e rëndësishme që Perëndimi të qëndrojë i bashkuar në mbështetje të Ukrainës.

Kurti nënvizoi se një Rusi e fortë do të trimëronte Serbinë dhe jo vetëm Kosova, por edhe Bosnje e Hercegovina, Mal i Zi “dhe ndoshta edhe Maqedonia e Veriut” do të rrezikoheshin nga ato që ai i konsideroi si ‘ambicie ekspansioniste serbe’.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta, teksa dialogu për normalizimin e raporteve - që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian – ka dështuar që të shënojë përparim, veçmas që nga sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës në shtatorin e vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku u vra një rreshter i Kosovës, Afrim Bunjaku dhe tre serbë.

 “Këto 25 vjetët e këtij shekulli, ky çerekshekulli ka pasur nivelin më të lartë të paqes, lirisë dhe demokracisë në Ballkan”, tha Kurti.

Teksa u pyet se çfarë do të nënkuptonte për Kosovën dhe Ballkanin nëse Rusia do të triumfonte në Ukrainë, Kurti tha se “me Serbinë, që është hegjemoni rajonale dhe bashkëpunëtore e Rusisë, këto 25 vjet paqe, liri dhe demokraci në Ballkan, të paprecedentë në historinë tonë, sërish janë në rrezik”.

“Presidenti despotik (Vladimir Putin), do të inkurajohej për të vazhduar më tej me përpjekjet e tij për destabilizim, aq më tepër nëse ndihet i suksesshëm në Ukrainë.

Unë vërtetë nuk dua të besoj që, në teori, ai mund të fitojë. Por, vetëm ideja që ai mendon se mund ta fitojë luftën, është mjaft problematike”, shtoi Kurti.

Një nga qëllimet e Kurtit është që Kosova të anëtarësohet në BE, por pesë nga vendet anëtare të BE-së ende nuk e njohin Kosovën, mes tyre Spanja, Greqia, Qipro Rumania dhe Sllovakia./  Associated Press

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 05/10/2024 05:52

    Ti koqe kandari shih punen tate mbro kosoven Pregatit ushtrin dhe thirri nen arm armaten e trimave te FB qe te perkrahin ty dhe dili para serbit mos e le te ndahet kosova ose shpeto pavarsin e saj Mos mba shpres qe ushtaret e natos te vriten per ty dhe ti te derdellitesh tere kohen sepo mron kosoven

    Përgjigju
  • Pa emer: 04/10/2024 14:23

    Shih punet e tua e ke ba rrumuje Kosoven don tu heqesh vememendjen njerzve nga problemet qe ke krijuar

    Përgjigju
  • Shqiptar: 04/10/2024 12:58

    Ne 2025 ke per te dale parti e 5 ne Kosov e di ti

    Përgjigju
  • Albin kurt: 04/10/2024 12:49

    Le more Ukrainen e Rusine ti, se nuk eshte puna jote kjo, por shikoje Kosoven, jane me te menqur dhe me te dorte se ti ata qe po merren e Ukraine, USA, NATO ste ka mbetur ty i pa ditur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e PD-së valle për Berishën, Mërtiri: Kërcejnë nga belaja! Servilosen deri në fund! Toska: Përdorin emrin e tij për t'u dëfryer! Bala: Ata janë në parlament prej Bashës

Deputetët e PD-së valle për Berishën, Mërtiri: Kërcejnë nga belaja! Servilosen deri në fund! Toska: Përdorin emrin e tij për t'u dëfryer! Bala: Ata janë në parlament prej Bashës