Kosova nuk ka hequr dorë nga reciprociteti i plotë me Serbinë. Kryeministri Albin Kurti gjatë seancës së debateve për 100 ditët e para të qeverisjes, ka thënë se kjo masë do të vendoset kur qeveria të jetë plotësisht gati.
“ Ju e dini, në Kurti 1, ne e vendosëm reciprocitetin dhe qeveria e pastajme e hoqi reciprocitetin. Nëse ne nuk arrijmë ta zbatojmë plotësisht reciprocitetin sërish, atëherë ai vdes edhe si koncept”, tha Kurti
Kurti tha se reciprociteti i plotë me Serbinë do të realizohet mes dy shteteve totalisht të barabarta, në mënyrë që të mos prishet në të ardhmen.
“Reciprocitetin nuk e kemi për hakmarrje, besojmë që është një parim i shëndosh i marrëdhënieve midis shteteve, që derivon nga koncepti i barazisë. Përveç kësaj, reciprocitetin nuk e kemi për të shtuar barriera, por për t’i hequr ato ekzistuese dhe duam ta bëjmë në mënyrën në të cilën nuk zhbëhet më”, tha kryeministri.
Për reciprocitetin deklaroi kryeministri është diskutuar edhe gjatë takimeve që ka pasur në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Kosova në fund të vitit 2018 kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe. Kjo taksë, në Qeverinë Kurti 1 u zëvendësua me reciprocitet, ku u përfshin një sërë masash tregtare, masa të cilat u shfuqizuan më pas nga qeveria Hoti, pasi BE dhe Shtetet e Bashkuara e kishin konsideruar si pengesë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.6%
-
Keq
61.1%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 1054
Lajme të tjera
-
Rritet presioni ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit
25 Prill, 15:58
-
Mero Baze: Kukullat e Vuçiçit, Kukullat e Albinit dhe Shqipërim Arifi
22 Prill, 11:07
-
Shqipërim Arifi për Report Tv: Shkarkimi im si kryetar i Luginës së Preshevës u bë nga Vuçiç në bashkëpunim me Kurtin
21 Prill, 11:44
-
Kurti: Kryetarët në veri largohen vetëm përmes votimeve, e jo bandave
19 Prill, 12:29
-
Kurti: Lirohen katër efektivët e ndaluar, zv.drejtori i policisë së Kosovës mbahet ende në Serbi
18 Prill, 11:45
-
Serbia bllokoi për disa orë 300 qytetarë të Kosovës në kufi me Kroacinë dhe Hungarinë! Kurti: Po hakmerret për Këshillin e Evropës
17 Prill, 09:37
-
Albin Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Mijëra dronë me të cilat Irani sulmoi Izraelin janë në duart e Serbisë
15 Prill, 18:16
-
'Dinari' Lajçak takon këtë javë kryenegociatorët: Të vijnë mendjehapur e me zgjidhje
15 Prill, 15:12
-
Kurti dhe Osmani dënojnë sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Rrezik për destabilizim në rajon
14 Prill, 12:28
-
Kosova e Albin Kurtit, jo si një produkt i Perëndimit, por si Republika Islamike e Iranit
12 Prill, 19:35
-
Albin Kurti po bën pis Kosovën kundër Perëndimit, edhe në Maqedoninë e Veriut
11 Prill, 11:36
-
Reportazhi i The Telegraph: A mundet Kosova të jetë 'Ukraina tjetër'? Policia me armë ruan kufirin me Serbinë ndërsa tensionet rriten
10 Prill, 17:34