Kurti për Report TV: Mustafa
tërhiq "Zajednicën"...ose ik!

Kurti për Report TV: Mustafa<br />tërhiq
Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një lidhje telefonike për ReportTV ka shpjeguar situatën e krijuar dje me policinë e Kosovës që çoi në arrestimin e tij për disa orë si dhe planet e opozitës për të ndaluar zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi për formimin e bashkësisë së komunave serbe.

Kurti u shpreh se, arrestimi i tij është bërë pas asnjë dokument dhe sipas tij kemi të bëjmë me urdhër politik nga prokuroria. Ish-lideri i VV-së e lidhi arrestimin e tij me reagimet e fundit të opozitës, përfshirë bllokimin e punimeve të Kuvendit të Kosovës për shkak të asaj që Kurti e quan “Zajednica”.

Kurti paralajmëron se marrëveshje e firmos nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Bruksel e kthen Kosovën në një Bosnje të dytë. Sipas Kurtit kjo marrëveshje i garanton autonomi të plotë brenda Kosovës komunave me shumicë popullsie serbe.

Duke bërë të ditur se opozita ka mbledhur deri tani 200 mijë firma kundër marrëveshjes, Kurti tha se opozita e bashkuar nuk do të tërhiqet dhe i kërkon kryeministrit Mustafa të bëjë një gjë të tillë.

“Mustafa ka dy zgjidhje ose të tërheqë marrëveshjen ose të japë dorëheqjen”, deklaroi Kurti. “Nëse instalohet “Zajednica” brenda Kosovës ne e humbin republikën tonë.”
 
Intervista
 
Kur dhe si ndodhi shoqërimi juaj në polici?
Bashkë me kreun e grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Klauk Konjufca dhe Sekretari për Marrëdhëniet e Jashtë në VV, Boiken Abazi ishim duke u kthyer nga Shkupi në Prishtinë dhe në hyrje të Prishtinës kishin përgatitur një Task-Forcë që na kishin vënë pritë. Aty u arrestova dhunshëm pa me treguar asnjë dokument. Gjithçka organizohej me telefon mes policisë. Kur të shosh në polici më thanë do t’i kesh, kur shkova përsëri asnjë dokument. Aty erdhën tre zyrtar të lartë të hetimit. Më dërguan në një dhomë ku nuk erdhi prokurori dhe sot e kësaj dite nuk e di për çfarë bëhet fjalë.

Në stacionin policor nuk ju ka pyetur kush?

Unë nuk pranova avokatin mbrojtës, nuk dua të më mbrojë kush. Nuk u jam përgjigjur pyetjeve që më kanë bërë policët, se ata më thanë që do të vijë prokurori, por ai nuk erdhi fare. Më kanë liruar në mesnatë nga demonstratat e fuqishme.

Ju mendoni se jeni liruar për shkak të demonstratës?

Jam i bindur se nuk ka pasur fare urdhër të shkruar, ka pasur ndonjë prokuror partiak dhe i ka dhënë urdhër ndonjë komandanti policie.

Demonstratat ishin të dhunshme, mendoni se kjo është rruga e duhur për lirimin tuaj?

E gjithë kjo që po ndodh ka si shkak “Zajednicën”, kjo është rruga e padrejtë për popullin tonë. Ne këtë do ta kundërshtojnë tërë kohën, duke mos lejuar që Kuvendi të vazhdojë punën deri atëherë kur Mustafa të tërheqë marrëveshjen ku ne kemi humbur 9 mijë hektarë.

Pse jeni kundër?

Sepse ajo e federalizon Kosovën. Komunat me shumicë serbe po bëhen bashkë dhe do të kenë flamurin dhe simbolet e tyre, do të kenë kontroll të plotë në arsim, planifikim urban etj. Pra një parashtet brenda shteti të Kosovës që saboton deri në abuzim republikën tonë. Ne nuk do ta lejojmë një gjë të tillë. Deri tani kemi mbledh rreth 200 mijë firma. Opozita është e bashkuar në këtë nismë.

Cilat do të jenë veprimet e ardhshme? Konjufca ka paralajmëruar demonstrata mbarëpopullore?

Nëse instalohet “Zajednica” brenda Kosovës ne e humbin republikën tonë, ajo nuk kthehet si në kohën e Millosheviçit por bëhet si Bosnja. Ajo është e rrezikshme edhe për fëmijët tanë por edhe ata që nuk kanë lindur ende. Nuk mund të lejojmë që të lëmë një trashëgimi të tillë. Do të vazhdojë bllokimi i punimeve. Mustafa i ka dy zgjidhje ose të tërheqë marrëveshjen ose të japë dorëheqjen. Kur të japë dorëheqjen ikën dhe firma e tij nga marrëveshja.

A dëmton e gjitha kjo qytetarët e Kosovës?

Veprimet e opozitës së bashkuar janë dëshmi e vitalitetit kombëtar demokratik e shoqëror në Kosovë, pot ë mos kishte këtë reagim do të ishim të dorëzuar ndaj planeve të Serbisë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror