Takimi në Bruksel, Kurti: Drafti i ri i Asociacionit në përputhje me Kushtetutën! Vuçiç: Kryeministri i Kosovës bëri një truk, pranoi sepse e dinte që nuk do i firmoste Serbia

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur përpara mediave ditën e sotme, ku ka dhënë sqarime mbi takimin e tij në Bruksel me liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë si dhe zyrtarë të tjerë të BE-së dhe SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi. Në takim, bëhet me dije se është propozuar drafti euro-atlantik në lidhje me Asociacionin të Komunave me Shumicë Serbe,

I pyetur se çfarë përmbante drafti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Kurti deklaroi se i është kërkuar të mos japë detaje, por garantoi se drafti është hartuar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. 

“E respektojmë kërkesën e pesë emisarëve, derisa na kërkohet të mos flasim konkretisht për të. Emisarët kanë deklaruar se e kanë shkruar me kujdes duke pasë parasysh Kushtetutën dhe ligjin. Për bindjen tonë të fuqishme, vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë, s’do të duhet të harrojë sa shumë ka bërë Kosova për serbët që janë të pashembullta edhe për Europën”.-është shprehur Kurti.

Kurti theksoi se ngërçi i çuarjes para të asociacionit është Serbia e cila ka refuzuar ta firmosë.

“Unë, nënshkrimin e marrëveshjes e ofrova edhe në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, ku Serbia përfaqësohej me kryeministren e saj e refuzoi, ndërkaq në takimin e 21 tetorit nga emisarët amerikanë dhe evropianë, na është thënë se drafti për vetëmenaxhim që është sjellur është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhej, aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin e saj për kushtetutshmërinë ndaj këtij propozimi si përgjigje”.-tha Kurti.

“Ndërsa dje, para krerëve të BE-së në ofruam që para tyre, si dëshmitarë dhe si garantues të nënshkruhet Marrëveshja Bazë me gjithë Aneksin e Ohrit dhe propozimin e zbatimit të nenit 7 të marrëveshje në lidhje me nenin 10. Pra, për idenë e vetëmeanxhimit të shndërruar në propozim. Nënshkrimi do të nënkuptonte pranim e për rrjedhojë edhe zbatim, mirëpo, pranimi do të thotë nënshkrim e vetëm nënshkrimi do të thotë pranim dhe garanci për zbatim”,-shtoi ai.

Ndër të tjera, Kurti është shprehur se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka qënë kontardiktor në qëndrimin e tij për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë dhe asosacionin.

“Ai po e merr edhe rolin e Gjykatës Kushtetuese dhe po thotë nuk shkel Kushtetutën e Serbisë, në anën tjetër thotë e zbatoj marrëveshjen ose e zbatoj me limite. Por, si është e mundshme që po thotë e zbaton marrëveshjen që është shkelje e Kushtetutës dhe në anën tjetër thotë ‘nuk nënshkruaj marrëveshjen sepse ajo do të paraqiste shkelje të Kushtetutës’. Përplot kundërthënie që janë logjike para se të jenë juridike”.-shtoi ai.

Kurti i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që Serbia të mbahet përgjegjëse për, siç ka thënë, sulmin ndaj Kosovës dhe për refuzim të nënshkrimit të marrëveshjeve.

“Pas 10 vjetëve të insistimit në Asociacion, Serbia dje ka refuzuar që të nënshkruante një draft për vetëmenaxhim, që është sjellë nga BE-ja dhe SHBA-ja. Në një kohë krizash të shumta, takime të nivelit të lartë tregojnë për rëndësinë që i kushton BE-ja normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë".

Nga ana tjetër Vucicka thënë se Kurti ka ofruar idenë për të firmosur të tre dokumentet, dhe sipas tij e ka bërë këtë meqë e ka ditur që Serbia s’do të pranonte. Siç pretendon kreu i shtetit serb, kryeministri Albin Kurti të enjten në Bruksel e ka provuar një “truk të mirë”, por që sipas Vuçiçit do të jetë “jetëshkurtër’.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Kurti dhe Vuçiç kanë zhvilluar takime të ndara me udhëheqës të Bashkimit Evropian – në margjina të një samiti të BE-së më 26 tetor - mirëpo takimet kanë përfunduar pa ndonjë rezultat. Në konkluzionet e samitit të BE-së, blloku evropian ka bërë thirrje të premten që dy vendet t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:21
Vuçiç për Kurtin: Ofroi nënshkrimin e tri dokumenteve vetëm se e dinte që Serbia s’do t’i nënshkruante

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë takimit në Bruksel me liderë të Francës, Gjermanisë, Italisë si dhe zyrtarë të tjerë të BE-së dhe SHBA-së, ka “manipuluar situatën”.

Vuçiç ka deklaruar se arsyeja pse Kurti suportoi nënshkrimin e marrëveshjeve ishte sepse ky i fundit e dinte se Serbia nuk do të pranonte kurrë pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB.

“Kurti takimin e parë e ka pasur me përfaqësuesit e fuqive të mëdha evropiane, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe më pas kreun e Këshillit Evropian, Borellin dhe Lajçakun. Ai u prezantoi idenë që le t’i nënshkruajmë të tre dokumentet Marrëveshjen Bazike, Aneksin e Ohrit dhe draftin e 21 tetorit”, tha Vuçiç.

“Dhe fjala është sigurisht për një truk, sepse ai nuk është aspak i gatshëm të formojë Asociacionin. Po flasim për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe sistemin e organizatave, UNESCO dhe gjithçka tjetër, si dhe për integritetin territorial të Kosovës. Këtë e ka ofruar Kurti”,-shtoi ai.

K.M/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë